Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, edhe po ta kishte zbatuar atë projekt, opozita nuk do të kishte mundur të fitonte zgjedhjet nën qeverisjen e Edi Ramës.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për periudhën e tij 333-ditore në arrest shtëpie, duke thënë se ajo kohë ishte e çmuar dhe se kishte përgatitur një projekt politik. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, edhe po ta kishte zbatuar atë projekt, opozita nuk do të kishte mundur të fitonte zgjedhjet nën qeverisjen e Edi Ramës.
Berisha theksoi se bashkimi i PD-së nuk ishte gabim, por një kundërpërgjigje e domosdoshme ndaj, siç e cilësoi ai, përpjekjeve të kryeministrit Rama për të zhdukur Partinë Demokratike.
Duke folur për betejën e brendshme në PD, Berisha tha se kjo nuk ishte një përplasje e zakonshme politike, por një luftë për ekzistencën e partisë. Ai u shpreh se kishte mundësi të krijonte një forcë të re politike, por nuk e konsideroi të drejtë që PD t’u dorëzohej armiqve të saj historikë.
PJESË NGA DEKLARATA:
Për ty dhe të tjerë që e dinë të qartë. Sigurisht arrestimi im në shtëpi për 333 ditë ishte një kohë shumë e çmuar dhe unë nuk isha pa projekt. Unë kisha një projekt, i cili ju garantoj se edhe po ta zbatoja, përsëri me Edi Ramën zgjedhje nuk fiton opozita. Por do ta zbatoja, kisha një projekt. Nuk mendoj se është bërë gabim që u bashkuam, nuk mendoj. Bashkimi ishte siç e patë dhe ju vetë kundërpërgjigje ndaj asaj përpjekje për zhdukjen e PD nga një bastard i xhelatëve të diktaturës, siç është Edi Rama.
Edi Rama pasi me Xhorxh Sorosin, bëri gjithçka që të më arkivonte mua në politikë, u vërsul pastaj që të kontrollonte PD me çdo kusht me ndihmën e shërbëtorëve të Soros. Pra ajo betejë nuk ishte një betejë e thjeshtë, ajo ishte një betejë për ekzistencën e PD. Sali Berisha kishte një rrugë tjetër, të rithemelonte një forcë politike të re, por nuk e meritonte PD kurrë atë. Nuk meritonte PD-ja të ja dorëzonte armiqve të saj këtë forcë politike. Jo.
Sepse sot edhe paraardhësi që pyeti, harron një gjë. Terrori politik ndaj opozitës nuk është një moment inkurajimi për qytetarët, përkundrazi, është një moment terrori për qytetarët dhe në këtë kontekst përpjekjet për bashkim ishin përpjekjet më të duhura. Dhe padiskutim që ato kishin një çmim, e pohoj, por nuk mund të pranoja kurrë që PD të transformohej në një parti jashtë idealeve dhe programit të demokratëve./ Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se sfidat e opozitës nuk lidhen vetëm me dobësitë e saj të brendshme, p...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë kandidatët e përfshirë n&eum...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në kushtet e asaj që ai e cilëson si një regjim...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se këtë javë nis aktiviteti i foltoreve të PD-s&eum...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin se kriza aktuale në vend nuk kufizohet vetëm në dimensionin politik, p...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë Rama se ka sjellë pasoja të r&e...
Poltikanët në homazhe TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, në...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 81-vjetorit të Çlirimit të vendit. Rama ndau n&e...
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur sot urimet e tij për 81-vjetorin e Çlirimit të vend...
Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili ndërroi je...