LIVE UPDATES
Politike

"Kemi një mision dhe ky mision është të bindim shqiptarët që të ngrihemi", Berisha: Të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë

29 Nëntor 2025, 14:57 Nga DOSJA
"Kemi një mision dhe ky mision është të bindim
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kërkesat për dorëheqjen e tij janë të ligjshme, por theksoi se ai vetë ka dhënë më shumë dorëheqje se çdo politikan tjetër në Shqipëri. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se, po të ishin zhvilluar zgjedhjet e 11 majit në kushte normale dhe të vlerësuara si të tilla edhe nga ndërkombëtarët, ai do të ishte larguar nga posti brenda tre deri në katër javëve pas procesit.

Sipas tij, zgjedhjet ishin një farsë e plotë, dhe në këto kushte ai e sheh veten të angazhuar në një mision për mbrojtjen e votës së lirë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Berisha theksoi se qeveria e sheh atë si pengesën kryesore, ndaj sipas tij, përdor të gjithë mekanizmat e shtetit për ta goditur.

Kreu i PD-së shtoi se këto praktika nuk mund të konsiderohen zgjedhje, por farsa elektorale, ndërsa kritikoi ashpër ata që i minimizojnë këto fenomene, duke i quajtur mjeranë dhe skllevër të regjimit.

PJESË NGA FJALIMI:

Tani, relative kjo. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë të drejtën e tyre të kenë çdo kërkesë. Por theksoj edhe njëherë, në mënyrë absolute nuk ka njeri në Shqipëri të ketë dhënë dorëheqjen më shumë se unë. Ju garantoj se kurrë nuk e kam patur një akt aq të vështirë dhe të dhimbshëm dorëheqjen, jo. Në rast se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në kushtet e një kuadri normal, të vlerësuara jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, ju siguroj se javën e 3 maksimumi të 4 pas tyre, Sali Berisha nuk do hynte më në këtë zyrë.

Unë i kam faktuar këto. Por në kushtet e një farse elektorale, për Sali Berishën ka një mision dhe ky mision është të bëjë çdo përpjekje, për të bindur shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë. Këtu gërshetohen shumë. Së pari janë altoparlamentët e qeverisë, të cilët e dinë se problemi absolut i Edi Ramës është Sali Berisha. Dhe në fakt unë do të vazhdoj të jem problemi i tij me të gjithë forcën tim. Edhe i narkoshtetit edhe i krimit, sepse nuk bëj kompromis me këto.

Në fakt sot pas këtyre zgjedhjeve ndihem më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Pse ndihem. Sepse është një mision nuk është një mision për pushtet, duhet ta dijë çdo demokrat. Po nuk larguam Edi Ramën, opozita në pushtet nuk vjen kurrë.
Shtroni pyetjen secili prej jush, cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se, nuk do ishin arrestuar dy liderët e partive kryesore opozitare në vitin elektoral dhe i dhënë tjetrit për ndjekje penale. Në rast se nuk do ishin organizuar me paratë e taksë paguesve në kundërshtim me ligjin, në periudhën e ndaluar me ligj, për të ndikuar tek zgjedhësit 4530 aktivitete.

Në rast se qeveria nuk do të kontrollonte 90% të mediave. Në rast se punonjësit e administratës publike që duhet të jenë shërbëtorë të qytetarëve shqiptarë nuk shndërrohen në plaçkitës dhe policë të votës së tyre. Në rast se me fondet tuaja nuk do ti jepej çdo pensionist 100 euro për të marrë votën. Në rast se nuk do të faleshin 1 miliardë e 700 milionë euro gjoba dhe kamata të viteve të fundit. Në rast se nuk do të bëheshin punësime të përkohshme dhe të jepeshin dhjetëra mijëra leje ndërtimi, legalizimi, certifikata pronësie, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin. Në rast se nuk të licencohej mbjellja e 28 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë.

Tani unë e di që ka njerëz që duan ti rrafshojnë, ti bëjnë të paqena këto, por këta janë mjeranë. Ua them këtyre të cilët e bëjnë me qëllim këtë, këta janë skllevër, janë mjeranë, janë shërbëtorë me lek apo pa lek të një regjimi të urryer për shqiptarët.

Ata që nuk e kanë të qartë ata duhet ti lexojnë dhe duhet të dinë se në këto rrethana zgjedhje nuk ka, ka farsa elektorale dhe kjo është arsyeja që Sali Berisha vazhdon më i motivuar se kurrë këtë betejë, me besimin e madh që do të ja dalim të largojmë këtë të keqe të madhe nga pushteti dhe shqiptarët të votojnë të lirë. Beteja ime është një betejë për liritë më themelore të shqiptarëve. Faleminderit!/ Dosja.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet