LIVE UPDATES
Politike

Përse e ofenduat personalisht Belerin? Rama: Nuk ndihem mirë për këtë, një vend nuk mund të komentoj gjyqësorin e një vendi tjetër

Në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka theksuar se arsyeja që e ofendoi Belerin, ishte sepse ai kërkoi helenizimin e Himarës.

27 Gusht 2023, 10:17 Nga I.A
Përse e ofenduat personalisht Belerin? Rama: Nuk ndihem mirë për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është penduar që ka fyer personalisht Fredi Belerin në fushtën elektorale. Në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka theksuar se arsyeja që e ofendoi Belerin, ishte sepse ai kërkoi helenizimin e Himarës. Po ashtu Rama ka shtuar se një vend nuk mund të komentoj dhe të përfshihet në gjyqësorin e një vendi tjetër.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Le të shkojmë në çështjen e me gjemba. Pyetja ime e parë është: Përse zgjodhët të sulmoni personalisht një kandidat për kryebashkiak. Gjatë fushatës konsideruar Belerin “injorant”, “mbeturinë”, “surrat i shpifur që të kall datën”. Jeni kryeministri i Shqipërisë dhe duke marrë parasysh postin, kjo ndërhyrje nuk barazohej me mesazh institucioneve policore e të drejtësisë të vendosin në shënjestër kandidatin?

Rama: Faleminderit për pyetjen. Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë. Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës. Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush? Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu? Nuk besoj. Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”. I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje.

Pyetje: Ka mundësi “të jemi humbur diku në përkthim”? Miqtë e Belerit thonë se kurrë nuk foli për ” greqëzim” të zonës. Njerëzve të Himarës u tha se fitorja e tij do jetë pozitive për “helenizimin” domethënë për banorët grekë të Himarës, por u përkthye keq në shqip.

Rama: Dëgjoni, nuk është vetëm kjo fjalë. Në përgjithësi, problemi nuk është sa përfaqëson ky person, që formojnë një kosmoteori krejt ndryshe nga e imja, të gjitha këto nuk kanë lidhje me çfarë ndodhi. Çfarë ndodhi në vijim nuk ka lidhje me politikën por me shtetin e së drejtës.

Pyetje: Sipas burimeve tona në Athinë, çështja Beleri dëmton imazhin e Shqipërisë në tre drejtime: e para, Beleri nuk u arrestua në vendin e krimit të supozuar. E dyta, nuk u dha leja speciale të betohet kryebashkiak, e treta mbahet në paraburgim, megjithëse nuk kryen dot sërish të njëjtin krim të supozuar. Nuk ka zgjedhje për të ndikuar, pyetja e dëshmitarëve ka marrë fund, kështu që nuk ndërhyn dot dhe është zgjedhur kryebashkiak, kështu që përse do ikte jashtë shtetit? Rrjedhimisht, Athina thotë se kemi një arrestim të gabuar, një mbajtje në arrest të gabuar dhe një pengesë të gabuar nga të drejtat e kryebashkiakut të zgjedhur. Prandaj dhe Greqia u pozicionua kështu ndaj çështjes.

Rama: E kuptoj por nuk jam dakord me asgjë nga këto e në radhë të parë nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, akoma dhe nëse janë vende shumë mike. Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota. E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet. Kështu, pyetja juaj është shumë e thjeshtë, ku jam unë dhe ku qeveria shqiptare në gjithë këtë? Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe gjykatat speciale kundër korrupsionit janë krijuar në kuadrin e reformës së drejtësisë. Reforma nga fillimi deri në fund u planifikua, miratua dhe filloi të zbatohet nën survejimin e rreptë të BE dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, përfshi dhe Greqisë. Dhe këto institucione kanë burgosur në nivel parapyetësor katër a pesë kryebashkiakë nga partia Socialiste e Shqipërisë.

edi rama edi rama interviste per ekathimerini

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit