LIVE UPDATES
Politike

A ka probleme me titujt e pronësisë në Himarë? Rama: Kjo është gënjeshtër, grekët në Shqipëri janë thesar

Në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka deklaruar se për shkak të diktaturës, në Shqipëri të gjithë kanë probleme me pronat.

27 Gusht 2023, 10:12 Nga I.A
A ka probleme me titujt e pronësisë në Himarë? Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deklaratat se himariotët kanë probleme me titujt e pronësisë është farsë. Në një intervistë për gazetën greke 'eKathimerini', Rama ka deklaruar se për shkak të diktaturës, në Shqipëri të gjithë kanë probleme me pronat. Po ashtu ai ka theksuar se grekët në Shqipëri janë thesar për vendin.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Dëgjova se vijon të jetë problematike situata me të drejtat e pronave të qytetarëve grekë të Himarës. Në Athinë thuhet se tituj pronësie jepen vetëm për qytetarë të Himarës që kanë rënë dakord paraprakisht t’i shesin në investitorë strategjikë. Në këto 10 vite që qeverisni Shqipërinë dhe 3 vite pas votimit të ligjit të ri për pasuritë e patundshme, e dini se sa tituj pronësie janë dhënë në banorë të Himarës, pa u shitur menjëherë nga këta banorë në investitorë strategjikë?

Rama: Kjo është një sajesë, një gënjeshtër. Në radhë të parë, historia e pronave në Shqipëri është tepër e dhimbshme. Duhet të kalonim nga ferri i komunizmit ku çdo gjë i përkiste vetëm shtetit, pastaj në fazën e katharsis të tranzicionit, ku titujt e pronësisë ishin çështja e parë madhore. Situata ishte kaotike në çdo m2 të vendit. Akoma kemi problem të madh në Veri, ku ka prona të mëdha, ndërtime të paregjistruara. E dyta, të themi që e drejta e pronës njihet vetëm pasi dikush bën një marrëveshje të tillë, nuk ka logjikë. Askush nuk bën dot asnjë marrëveshje dhe nuk merr dot asnjë leje pa siguruar titujt e pronësisë fillimisht. E dini sa shitet toka afër bregut të Himarës? Sot kemi raste në Himarë ku pronat shiten më shtrenjtë se në shumë zona të Korfuzit. Titujt e pronësisë që janë dhënë në minoritetin grek gjatë mandatit tim janë të shumtë. Krahasohet kjo me të kaluarën? Në të kaluarën ishin dhënë zero tituj, zero. Jo një, zero. Minoriteti grek sot shkon në kisha me tituj pronësie. Kishat i kishin humbur titujt e pronësisë për shkak të komunizmit. Dhe qeveria jonë i riktheu tek kishat ato tituj.

Pyetje: Domethënë ju thoni se nuk ka problem me titujt e pronësisë në Himarë?

Rama: Problemet me titujt e pronësisë në Shqipëri nga Veriu në Jug janë të njëjta. Problemi është që disa persona që kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dinë të përdorin flamurin grek si kartë krediti. Disa përdorin flamurin grek për të ushqyer shoqërinë me helm. Mbështesin mikrointeresat e tyre duke përdorur flamurin grek. Disa shqiptarë bëjnë të njëjtën gjë duke përdorur flamurin e partisë socialiste, apo partisë demokratike apo partive të tjera. Sepse këta shqiptarë nuk pretendojnë dot se janë minoritarë që gjoja po shkatërrohen. Gjithsesi, disa mes minoritetit grek janë shumë të aftë në manipulimin e Athinës dhe Athina nuk është e aftë të perceptojë se personi që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së minoritetit nuk është një grek, jam vetëm unë, jo sepse punoj për grekët, por sepse punoj për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar e nuk kemi veçse të vlerësojmë prezencën e tyre, kjo është e gjitha. Por përderisa ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak, ekzistojnë gjithashtu disa pak grekë që edhe ju nuk duhet të ndjeheni shumë krenarë që keni të njëjtin gjak.

edi rama edi rama interviste per ekathimerini

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit