10 Korrik 2024, 17:16
Nga M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamnentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka ku u vendos se mandati në fjalë duhet të shqyrtohet pa vonesa nga kjo gjykatë dhe Kuvendi është i detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt.
Bardhi në reagimin e tij shprehet se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Ai ka shtuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik.
Reagim i Bardhit:
Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për ti dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtorës së tij të afërt Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese. Pasi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin e bëri ministren e tij investitore strategjike, në një pronë publike të grabitur me dokumente të fallsifikuara, Edi Rama i dha asaj edhe statusin “e paprekshme” nga drejtësia.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputetët e opozitës u rreshtuan edhe një herë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe interesit publik. Ndërkohë u provua edhe njëherë se Edi Rama dhe deputetët e tij u rreshtuan në krah të interesit privat të oborrit të Edi Ramës, që pasuritë publike i kanë shndërruar në plaçkë për veten e tyre.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një aktakuzë penale për të gjithë deputetët që me vetëdije dhe për motive politike penguan ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po përgatit kallëzim penal ndaj të gjithë përgjegjësve që për më shumë se 1 vit kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
gazment bardhi
Politike
10 Korrik 2024, 16:53
M.B
Petro Gjikuria
HIMARA- Petro Gjikuria është caktuar si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit për Bashkin...
Politike
10 Korrik 2024, 16:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin ditën e sotme për të rrëzuar kërkesën e paraqitur ng...
Politike
10 Korrik 2024, 15:49
M.B
Kryeministria
TIRANA- Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave ku janë miratuar disa vendime. Një n...
Politike
10 Korrik 2024, 15:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e datës 10 kor...
Politike
10 Korrik 2024, 14:16
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë të zhvilluar sot me mediat u ...
Politike
10 Korrik 2024, 14:29
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian. Në mbledhje...
Politike
10 Korrik 2024, 13:54
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të përballet me një proces gjyqësor ...
Politike
10 Korrik 2024, 13:27
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ditën e dje...
Politike
10 Korrik 2024, 13:22
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar poshtë propozimin e Partisë Socialiste për të pyetur Komision...
Politike
10 Korrik 2024, 11:44
I.A
Edi Rama dhe Vjosa Osmani
SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama në ma...