10 Korrik 2024, 15:55
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e datës 10 korrik u miratuan disa projekligje. Në lidhje me këto miratime Kryeministria ka dalë me një njoftim ku ka bërë me dije projektligjet e miratuara.
Sipas njoftimit sot u miratua propozimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Më tej në njoftim thuhet se Këshilli i Ministrave miratoi edhe për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Korrik 2024:
V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM (HUADHËNËSI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “NJË HUA PËR POLITIKA PUBLIKE PËR TË MBËSHTETUR AFTËSINË PËRTËRITËSE DHE ZHVILLIMIN E GJELBËR TË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
keshilli i ministrave projektligji
Politike
10 Korrik 2024, 14:16
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë të zhvilluar sot me mediat u ...
Politike
10 Korrik 2024, 14:29
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me procesin e Berlinit dhe integrimin europian. Në mbledhje...
Politike
10 Korrik 2024, 13:54
I.A
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të përballet me një proces gjyqësor ...
Politike
10 Korrik 2024, 13:27
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ditën e dje...
Politike
10 Korrik 2024, 13:22
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar poshtë propozimin e Partisë Socialiste për të pyetur Komision...
Politike
10 Korrik 2024, 11:44
I.A
Edi Rama dhe Vjosa Osmani
SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama në ma...
Politike
10 Korrik 2024, 11:33
I.A
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
10 Korrik 2024, 11:18
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga gjykata. Mediu u shpreh se e gjithë procesi gjyqësor...
Politike
10 Korrik 2024, 11:18
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Gjykata e Poisaçme ka vendosur shtyrjen e seancë ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "G&e...
Politike
10 Korrik 2024, 11:11
I.A
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme...