LIVE UPDATES
Politike

PD vijon denoncimin për korrupsionin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Boçi: 870 mln lek kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve

Ai ka bërë me dije se çdo denoncim do t’i referohet SPAK, teksa u bëri thirrje punonjësve që të që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

5 Nëntor 2022, 15:00 Nga k.m.
PD vijon denoncimin për korrupsionin e Bashkisë së Vaut të
Luçiano Boçi

TIRANË- Partia Demokratike  ka vijuar denoncimin për Bashkinë e Vaut të Dejës duke i akuzuar për korrupsion. Nga selia blu, Luçiano Boçi ka deklaruar se 870 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë, madje shtoi se ka edhe akuzat për pretendimin e tij. Ai ka bërë me dije se çdo denoncim do t’i referohet SPAK, teksa u bëri thirrje punonjësve që të që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Nuk është hera e parë që PD bën një denoncim për Vaun e Dejës, pasi më herët u shpreh se zyrtarë të Bashkisë i dhanë 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, por punimet s'përfunduan kurrë.

Deklaratë e n/Kryetarit të PD Luçiano Boçi

Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe. Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve. Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.
Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi.

Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen. Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve. Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës. Nuk është e vërtetë.

Referuar shkresës nr. 1846/1 prot. datë 11.04.2022 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç
Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë
Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues i Peshkut
Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës? Kanale të para, të dyta dhe të treta të papastruara, të cilat janë dëshmi e qartë e abuzimit që ndodh në këtë bashki. Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente. Në Partinë Demokratike, vijnë çdo ditë ankesa, denoncime të dhjetëra banorëve të Bashkisë Vau Dejës, ndaj kësaj administrate të zhytur në korrupsion, për punonjës, të cilët nuk njohin dhe shkelin çdo ditë ligjin, ndërkohë që operatorët ekonomikë kanë denoncuar pranë Partisë Demokratike për skualifikime të padrejta dhe nga ana tjetër kualifikimin e Ofertës më të lartë Ekonomike.

Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar, që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës. Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion.

Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës.

luçiano boçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet