LIVE UPDATES
Politike

"Një vegël të Kremlinit e kemi të ulur në PD", Rama akuza opozitës: Kishte ulur pantallonat para të huajve, ata do na afrojnë ne me SHBA-të?

Duke folur nga Mallakastra Rama akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se është një vegël në duart e Kremlinit dhe se ka pranuar 500 mijë dollarë nga Rusia me qëllim që të rrëzonte qeverinë në vitin 2017.

5 Nëntor 2022, 13:11 Nga e.k
"Një vegël të Kremlinit e kemi të ulur në
Edi Rama

MALLAKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së parave ruse në Partinë Demokratike. Duke folur nga Mallakastra Rama akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se është një vegël në duart e Kremlinit dhe se ka pranuar 500 mijë dollarë nga Rusia me qëllim që të rrëzonte qeverinë në vitin 2017. Kreu i ekzekutivit hodhi tezën se një nga arsyet që SHBA ka vendosur të shpallë non grata Berishën mund të jetë dhe refuzimi i dosjes që ish-ambasadori Donald Lu i kishte çuar në zyrë në lidhje me dyshimet për financim rus në PD. Kryeministri akuzoi PD se në kohën e qeverisjes së tyre kanë bashkuar votat me Putinin kundër Kosovës në Këshillin e Europës.

Edi Rama: Një vegël të Kremlinit e këmi të ulur këmbëkryq në Tiranë, në Partinë Demokratike. Nuk është më një tezë por një fakt që është shkruan në raportin e CIA-s pse duhet të paguante Kremlini 500 mijë dollarë Partisë Demokratike për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste, Ju kujtohet çadra, si mbahet kjo çadra, si mbahet kjo çadra ja pra ku doli se çadra ishte dava ruse. Kur shikon që vjen dita që paguhet gjysëm milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë përmes Partisë Demokratike. Kjo nuk mund të jetë një rrufe në qiellll të pastër atëherë paska një lidhje me atë që ndodhi më parë që qeveria e PD bashkoi vullnetin dhe votën në Këshillin e Europës me partinë e Putinit për të goditur Kosovën. Kosova u godit nga ky bashkim votash, nga një lajm që mori gjithë mediat e botës si trafikantë organesh. Vijmë tek kjo tjetra. Ju kujtohet kur non grata thoshte më erdhi Donald Lu dhe më solli atë të parave ruse dhe unë e refuzova si një thasheshim të Sorosit dhe Edvinit. Mos vallë ky refuzim të nxorri kaq hapur sa të erdhi non grata nga mbrapa. Se që SHBA-ja të nxjerri non grata një ish-kryeministër të një vendi anëtar të NATO-s duhet të ketë një arsye madhore. Dhe ai korrupsioni madhor që shkruhet aty, do të thotë se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtu vegël atje, janë bërë veglat bashkë. Kërkojnë ata që kërkon lufta e Putinit, që të ngrihen njerëzit dhe të rrëzojnë qeveritë e tyre. Ju kujtohet kur më thoshit mua ‘çfarë ke që i thua Lulit ndahu nga ata’. Luli iku ata erdhën prapë. Do ta luftojnë ata inflacionin? Do na afrojnë ata më shumë ne me SHBA-në, ata që i kishin ulur pantallonat deri në fund para të huajve? Vitet e fundit atyre nuk i vinte njeri as për vizitë”, u shpreh Rama.

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet