LIVE UPDATES
Politike

Ish-deputetja e PD prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Tropojës

Mimoza Hajdarmataj u shpreh se angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt me kundërshtarët e tjerë.

5 Nëntor 2022, 13:35 Nga k.m.
Ish-deputetja e PD prezanton kandidaturën në Primare për
Mimoza Hajdarmataj

TROPOJË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj prezantoi sot kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Mimoza Hajdarmataj u shpreh se angazhohet për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt me kundërshtarët e tjerë.

“Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë. Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia. Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë”, u shpreh ajo.

FJALA E PLOTË:

Angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt. Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. Si grua, bashkëshorte e nënë, gjykoj se ky është një moment vendimesh, për të marrë përsipër përgjegjësi. Gjykoj që nisur nga vetja fillon ndryshimi, gardhi i shtëpisë, lagja ku je rritur, shkolla e parë ku je edukuar. Të gjitha këto më çojnë mua në Tropojë / ose Malësi të Gjakovës, siç na e ka ne anda t’i thërrasim. Sot, shpall kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi, pas këtij procesi demokratik, do jem pikërisht unë që, nëpërmjet një fushate-model do të rikthej Bashkinë në krye të punëve, halleve e derteve për çdo tropojane e tropojan.

Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces. Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes. Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.

Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia. Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë. Gara tashmë është hapur e lirë, dhe nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët.

Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve ndaj ftoj të gjithë demokratët e Tropojës ti bashkohen projektit tim për ti rikthyer vendlindjes sonë atë çka meriton. Të nderuar tropojanë, vendimi për të ju shërbyer ju e për ta bërë të shkëlqyeshëm qytetin tonë ishte i imi, tanimi realizimi i këtij projekti është në dorën Tuaj.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

mimoza hajdarmataj primaret ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet