Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Deputetja tha se i biri i drejtorit të FSHZH, Dritan Agollit, “ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij”.
TIRANË- Partia Demokratike, përmes deputetes Ina Zhupa ka denoncuar skemën e abuzimeve për grantet e Start-up-eve. Sipas Zhupës, Ministrja e Sipërmarrjes Bilali shpërndan miliona lekë të shtetit për shoqërinë dhe shokët e partisë. Deputetja deklaroi se i biri i drejtorit të FSHZH, Dritan Agollit, “ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij”.
DEKLARATA:
Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali e meriton ministrinë që i kanë dhënë, sepse me të vërtetë merr përsipër shumë. Inovacionin e parë në sipërmarrje e bëri kur shpalli shefin e saj Edi Rama, Zeus, pra zot i gjithëfuqishëm në mitologjinë greke. Të dytin e ka bërë së fundmi duke shpërndarë miliona lekë të shtetit në grante për shoqërinë e vet dhe shokët e partisë sipas investigimit të emisionit PIRANJA. Sypatrembur nga ligji dhe pa u skuqur nga turpi, ministrja i ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Edona Bilali dhe dy shefat e AADF, Mata e Sarapuli, nuk e kanë parë konfliktin e interesit në faktin se janë që të dy anëtarë të bordit të qendrës që përfiton grante dhe njëkohësisht kanë anëtarët e AADF ne komisionin qe i jep grantet. Ky konflikt i hapur interesi, që vetë i bëjnë organizatat dhe vetes ia japin paratë, ngjan si një darovitje tipike ballkanike.
Sa për kujtesë të publikut, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ka qenë në qendër të debatit kohët e fundit për koncensionin e Butrintit. Ky ka qenë shqetësimi i madh që, unë si deputete, dhe Partia Demokratike kanë ngritur vazhdimisht sa i takon këtij rasti. A mos, një aset kombëtar dhe ndërkombëtar si Butrinti, përdoret për interesat flagrante personale dhe private duke devijuar fonde dhe dëmtuar trashgiminë?! Një pjesë e përgjigjes jepet nga përfshirja e dy krerëve të AADF në një skemë të pastër përfitimi pavarësisht konflikti të hapur të interesit.
Një rast tjetër i granteve për start upe është një emër tashmë i fort-lakuar në media për abuzime me fondet. Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij. Kohë më parë Dritan Agolli u denoncua për shpërblimin e të birit me 500 milionë lekë, duke e shpallur fitues për një libër gatimi, shefin e restorantit të tij. Ministrja e sipërmarrjes në keqperdorim të parave nga arka e shtetit, ka darovitur edhe një familje tjetër, me sa duket të afërt me të dhe partinë. Altin dhe Arbi Bamllari, babë e bir, kanë marrë 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”.
Nikos Dendias TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të jetë në Shqipëri ditën e nesërme. Vizita vjen n&e...
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese TIRANË- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar sot ndryshimet në Kodin Rrugor, të pro...
Edi Rama dhe Evis Kushi TIRANË- Një vajzë e vogël nga Berati ka shprehur dëshirën të ketë një shkollë n&e...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri Edi Rama HIMARË- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis pritet të mb&eu...
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish vendimin për ankimimin e grupit të deputetit Enkelejd ...
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori është kryetari i partisë më të re të krijuar në Shqipëri, "Lëvizja B...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka reaguar deri tani për disa dokumente publike, rredh lidhjes së ish-mini...
Kreshnik Collaku TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar mbledhjen vjetore koordinuese të Diasporë...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit me zgjedhjen e kreut të ri të Prok...
Foto ilustruese TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm në tryezën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në lidhje m...