LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në kodin rrugor, Gështenja: 50% parkime falas. Likaj: Shoferit tim i morën patentën, ishte shpejt, por kishim hall, kur na e bëjnë ne...

Likaj u shpreh se shoferi i tij kishte qenë me shpejtësi, por që kishin pasur një problem, ndaj nxitonin. Por, Arben Pëllumbi nga Partia Socialiste, njëkohësisht kryetari i Komisionit u shpreh se nuk mund të lejohet që të ketë përjashtime në ndalime, pasi rregullat janë për të gjithë.

20 Dhjetor 2022, 13:00 Nga F.M
Ndryshimet në kodin rrugor, Gështenja: 50% parkime falas. Likaj:
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese

TIRANË- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar sot ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuar nga Partia Demokratike. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka propozuar që çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve me pagesë, ide kjo e mbështetur nga Xhelal Mziu. Ky i fundit tha se nuk është normale që një qytetar të ndalojë në një bankë apo në një farmaci dhe për dy minuta efektivët e Policisë së Shtetit e kanë gjobitur me 3 mijë lekë. Ai kërkoi që të përdoren selektime për disa akse rrugore, në të cilat të ketë parkime pa pagesë, në mënyrë që të shmanget gjobitja e qytetarëve për gjëra të tilla. 3 mijë lekë, sipas Gështenjës e Mziu është një shumë mjaft e lartë, për të cilën një shqiptar mesatar do të duhet të punojë disa ditë me radhë.

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike Ramadan Likaj, ngriti një tjetër shqetësim. Ai foli për ndalimet në rrugë dhe tha se shoferit të tij i kishin hequr patentën. Likaj u shpreh se shoferi i tij kishte qenë me shpejtësi, por që kishin pasur një problem, ndaj nxitonin. Por, Arben Pëllumbi nga Partia Socialiste, njëkohësisht kryetari i Komisionit u shpreh se nuk mund të lejohet që të ketë përjashtime në ndalime, pasi rregullat janë për të gjithë.

Pjesë nga debatet në Komision:

Lefter Gështenja: Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor ikujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod. Mos themi me zona, por me rrugë, pasi me zona, pasi do ndodhi që në qendër të qytetit do jetë me pagesë dhe pjesa skajore do jetë pa pagesë, aty ku ka interes publiku pra bëhet me pagesë, jo! Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%, Nga bashkia s’kemi patur ndonjë shkresë apo reagim për ta kundërshtuar…

Arben Pëllumbi: Unë e kam marrë një opinion në bazë të tekstit original, kemi bërë këtë arsyetim dhe këtu, Bashkia ka dhënë dakortësi, nëse bëjmë këtë gjë, do kemi rrugë të tilla, do na stacionohen makinat.

Lefter Gështenja: Ne po diskutojmë për diçka, që është njësoj e matshme, kjo është lehtësisht e matshme. Të mënjanojmë abuzimin nga bashkitë. Ta kenë me rrugë të ndarë.

Xhelal Mziu: Unë kam një shqetësim tjetër. Në çdo rrugë, policët presin që një makinë të ndalojë qoftë dhe 1 minutë për të blerë diçka në një furrë buke, farmaci, apo ushqimore. I ke aty të gatshëm footgrafët e policisë dhe menjëherë shkon firmos gjobën. Është absurde që në 2 minuta kohë, ti duhet të marrësh 3 mijë lekë gjobë, që për t’i marrë të duhen disa ditë pune.

Laert Duraj: Flasim për Tiranën se këtu është problem. Propozimi i Deputetit Gështenja i përzien këto. Dhe mjetet mund të parkojnë përpara bizneseve dhe prishin dhe punë në thelb. Thjesht do prishim ekuilibrat e bizneseve para dhe pas. Ne s’ja lehtësojmë jetën qytetareve.

Arben Pëllumbi: Dhe me rrugë nuk e zgjidh këtë gjë. Sepse i bie që rruga e Kavajës shkon nga qendra te 21 dhjetori me pagesë, nga 21 dhjetori deri tek Ura e Lanës te pallati me shigjeta pa pagesë. Nuk bën sens kjo gjë kështu.

Helidon Bushati: Si zgjidhet teknikisht problem kur dikush lë makinën aty dhe nuk e lëviz për një kohë shumë të gjatë?

Blendi Gonxhja: Për mjetet që stacionohen për një kohë të gjatë, ne i heqim me karrotrecë.

Ramadan Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, jo po s’mundemi, jo po…

Arben Pëllumbi: Shiko..

Ramadan Likaj: Jo, jo…Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja...I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo, i hoqën patentën. Është absurde. Ti paraqet një hall apo problem familjar, kur na ndodh ne, imagjinoje çfarë ndodh me qytetarët.

Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda, nuk mund të ndodhë kjo.

lefter geshtenja ramadan likaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj