LIVE UPDATES
Politike

Berisha mbledh kryesinë për emrat e Këshilltarëve Bashkiakë, thirrje demokratëve: Mos ndiqni pengjet e Ramës, i kemi larguar sepse kishin lidhje me krimin

Të dy i konsideroi të larguar nga Partia Demokratike, për shkak të lidhjeve me krimin, që kanë pasur sipas Berishës. 

25 Mars 2023, 21:52 Nga F.M
Berisha mbledh kryesinë për emrat e Këshilltarëve
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi sot kryesinë për emrat e Këshilltarëve Bashkiakë. Gjatë mbledhjes në selinë blu, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos 'ndjekin' deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën. Të dy i konsideroi të larguar nga Partia Demokratike, për shkak të lidhjeve me krimin, që kanë pasur sipas Berishës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

U thirr kjo mbledhje në këtë orë, sepse po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Ndërkohë fushata vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh, një entuiziazëm. Duam të falenderojmë qytetarët për reagimin e tyre të shkëlqyer ndaj fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Ka një start të shkëlqyer, start i cili e ka tmerruar kundërshtarin tonë, kundërshtar që vepron si me qenë në ilegalitet, klandestinitet, pa asnjë lloj transparente. Përdor gjatë edhe arrestime të kryebashkiakëve të vetë në mënyrë që ti disiplinojë. Pra, kjo e jona kontraston si dita me natën, me transparencën, përgjegjësinë. Në tërësi një frymë bashkimi e paparë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë demokratët, të cilët me ndjenjën e përgjegjësisë së madhe po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen. Janë të vendosur të vazhdojnë kontributet e tyre në PD-në, në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të bëjnë gjithçka në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe të bëjnë gjithçka për fundin e monizmit dhe për fitoren e primareve, kandidatëve të lirisë që paraqiten. Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.

sali berisha kryesia e pd 25 mars

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty