Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skëndërbej”: Ju erdhi fun...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skëndërbej”: Ju erdhi fun...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Ai tha se protestat e përditshme janë shprehje e revoltës ndaj korrupsionit dhe padrejtësisë, ndërsa kërkoi zgjedhje të lira dhe krijimin e një qeverie teknike.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mbajti një fjalim me tone të ashpra në Kuvend, ku akuzoi mazhorancën se ka bllokuar institucionet, pluralizmin dhe shpresën e qytetarëve.
Ai tha se protestat e përditshme janë shprehje e revoltës ndaj korrupsionit dhe padrejtësisë, ndërsa kërkoi zgjedhje të lira dhe krijimin e një qeverie teknike. Gjekmarkaj paralajmëroi se asnjë pushtet nuk mbijeton kur humbet mbështetjen e qytetarëve.
"Teksa mbahej me dorë aq fort duke bllokuar një anije perse, persianët i prenë dorën. Dhe ai zgjati dorën tjetër dhe përsëri e mbërtheu anijen. I prenë përsëri dorën. Dhe pastaj ai ishte aq i vendosur për ta mbrojtur lirinë e Athinës saqë e mbërtheu anijen me dhëmbët e tij. I prenë kokën. Vetëm atëherë u çliruan nga luftëtari trim që luftonte për liri. Po të ishte mes nesh Fan Noli, sigurisht do të thoshte që ky, luftëtari i Salaminës, është ndoshta më pak i paepur sesa kolltukofagët e kësaj mazhorance, të kapur pas karrigeve, pas tenderave, pas korrupsionit, pas banalitetit, pas një arrogance publike që ka pushtuar çdo sferë. Pra, ky është një vend i marrë peng nga një pushtet që ka bllokuar gjithçka. Ju keni bllokuar institucionet, keni bllokuar zgjedhjet politike, keni bllokuar zgjedhjet lokale, keni bllokuar rotacionin politik. Keni bllokuar konkurrencën, keni kthyer pluralizmin në fasadë, keni bllokuar shpresën, keni prishur paktin social dhe keni shkatërruar hierarkinë sociale. Keni denatyruar këtë parlament në mënyrë që ai mos të ndiqet më nga qytetarët duke patur parasysh çfarë keni futur brenda në të dhe çfarë marrin përsipër të thonë para qytetarëve, pa u skuqur, pa u zverdhur, me një fytyrë që ju bëhet më e keqe sesa sholli i këpucës.
Prandaj shqiptarët janë në rrugë. Prej 30 ditësh ata protestojnë. Nuk kërkojnë të rikthehet e shkuara, paçka se grabitja e asaj i zemëron. Por ata kërkojnë drejtësi dhe kush e ka detyrim ta bëjë atë, duhet ta bëjë. Ata kërkojnë të tashmen, që u është mohuar, dhe të ardhmen që po ju vidhet në sytë e tyre. Kudo mes pushtetit dhe qytetarëve është korrupsioni si mur që nuk shembet. Kudo mes qeverisë dhe njerëzve është arroganca, me fjalët e saj pompoze që ka desemantizuar edhe gjuhën shqipe. Kudo mes zyrës dhe komunikimit është idioti, kopuku, xhahili, hajduti. Të zgjidhësh sot një hall, duhet të jesh i njohur, duhet të jesh i fortë, duhet të kesh para. Nuk mjafton statusi i qytetarit, ai status që ndryshoi historinë e Evropës që nga koha e Volterit e këtej. Kudo mes varfërisë dhe mirëqenies është oligarku, klienti i qeverisë dhe i kryeministrit. Ai është në det, ai është në mal, ai është në rrugë, ai është në fushë. Prania e tij është kudo si prania e Zotit. Dhe na vjen të themi: "Oligark, bukën e përditshme falna Zot", si lutjen që i drejtojmë hyjnisë. Kudo mes propagandës dhe të vërtetës është kryeministri, që gjithmonë ai zgjedh propagandën. Tani kryeministri Edi Rama është i vetëm përballë shoqërisë. Sot përballë shqiptarëve nuk qëndron një pushtet i fortë, as i drejtë, as i ndershëm. Qëndron një pushtet lakuriq, një pushtet banal, që guxon e mbyll studentat dhe i dryn me dryn sepse vendosin një pankartë në shtëpinë e tyre që është universiteti. Një pushtet i fshehur pas kukullave dhe kullave.
Një pushtet i futur në paketën e malit të madh të korrupsionit. Ky pushtet sot flet me gjuhën e injorancës dhe guximit që lind nga frika e të përllyerit. Pas të ashtuquajturave investime strategjike, nuk fshihet ndonjë strategji kombëtare, apo ndonjë mister i madh për zhvillimin. Fshihet vetëm strategjia e thjeshtë e pasurimit të një kaste me pasuritë e kësaj toke. Strategjia e grabitjes, strategjia e depersonalizimit të individit, me pas e depersonalizimit të shoqërisë duke pranuar autoritarizmin. Populli në rrugë po përpiqet të ndalë një transformim, një regres, një mallkim: atë që toka e shqiponjave mos të ndërrojë emrin e të quhet toka e hajdutëve. Një qytetar që humbet dinjitetin është më i lehtë për t'u sunduar. Një shoqëri pa kujtesë është më e lehtë për t'u manipuluar. Kur ai dhe ajo vendosin të dëshmojnë dinjitet, kur ata regjejnë kujtesën, qytetari dhe shoqëria marrin në dorë fatet e vendit. Ju ndërtoni kulla, ndërsa Shqipëria zbrazet e para, zbrazet me para që vijnë nga bota e zezë e krimit. Ju ndërtoni me të rrasat një stadium miliona euro që të vijë një këngëtar i dëbuar nga shumë shtete për gjuhë raciste, ndërsa familjet numërojnë ditët për t'u larguar.
Ju flisni për rekorde imagjinare, ndërsa të rinjtë kanë vetëm një rekord: largimin nga vendi. Asgjë evropiane nuk ka në këtë qeverisje, asgjë. Keni ndërtuar një qeveri me ministra xhuxha në vlera. Nuk i njeh familja e vet, nuk i njeh lagjja, nuk i njeh Shqipëria, por luan në babëzi. Matrahul në gjuhë, të verbër në karakter. Gjigantë në etjen për pushtet, për privilegje dhe pasuri. Trima me të dobëtit, të heshtur përballë të fortëve, shërbëtorë lepe-peqe ndaj tyre. Historia është e pamëshirshme me pushtetet që përbuzin qytetarët. Ato fillojnë të besojnë propagandën që prodhojnë vetë. E ngatërrojnë frikën me respektin, heshtjen me pajtimin dhe nënshtrimin me besnikërinë. Por historia nuk është shkruar kurrë nga oborret, është shkruar nga qytetarët. Ndaj shqiptarët janë në rrugë. Për veten, për fëmijët e tyre, për vendin e tyre, për zhgënjimet, për frustrimet. E nuk janë aty as për iranianin, as për izraelitin, as për Sorosin. Ata janë aty kundër padrejtësisë. Ata janë aty për një shoqëri normale, të cilën prej 14 vitesh jua keni mohuar. Ata nuk janë aty për të kthyer pas orën e historisë, por për ta vënë atë në kohën e demokracisë. Ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Ata kërkojnë institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një piramidë që mbyllet me një individ në krye të saj. Kërkojnë një shtet ku ligji të mos jetë llastik i të mbrapshtëve për barkun që rritet, por garanci themelore për bashkëjetesë. Ju sot ndjeni vetmi.
Ajo të bën të humbasësh toruan, të bën të flasësh përçart, ajo të bën të gënjesh, ajo të bën të dëlirosh. Dhe nesër do ta ndjeni edhe më shumë, sepse një pushtet që ndahet nga populli dhe që nuk lind prej tij është si një lis i thatë. Mund të duket ende në këmbë, por rrënjët i ka të kalbura. Shqipëria është më e madhe se çdo qeveri, më e madhe se çdo parti, se çdo individ, se çdo matrapaz, se çdo tufë batakçinjsh apo patronazhistësh që hyjnë në jetën e tyre përdhunshëm. Demokracia është më e madhe se çdo shumicë. Vullneti i popullit është më i madh se çdo shumicë. Liria është më e fortë se çdo pushtet. Dhe kur një popull vendos të mos ketë më frikë, nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin. Nuk ka kolltuk që nuk i thyhen këmbët. Nuk ka mazhorancë që nuk rrëzohet. Nuk ka kryeministër që nuk dorëzohet," tha Gjekmarkaj./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Situata para Parlamentit është tensionuar ndjeshëm gjatë minutave të fundit. Pas incidentit k...
Redi Muci TIRANË- Debati në Kuvend u tensionua këtë të martë pas një deklarate të deputetit demokrat Klevis Balliu ...
pamje nga protesta TIRANË- Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Parlamentit, pasi automjeti i zv.kryeministres...
Foto ilustruese VLORË- Kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vlorë, ku në Bazën Deta...
Pamjet TIRANË- Protesta para Kuvendit është agravuar ditën e sotme, teksa aty pranë ka kaluar zv.kryeministrja Albana Ko&cced...
Tërmet Peçi TIRANË- Një incident i tensionuar ka ndodhur jashtë Parlamentit të Shqipërisë ku deputeti i Part...
Pamjet TIRANË- Protesta e qytetarëve para Kuvendit është tensionuar, pasi qytetarët kanë qëlluar me vezë makin...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes "Bashkë", Redi Muçi u shpreh se si presidenti serb, Aleksandër Vu&c...
Taulant Tushe TIRANË- 'Dosja 5D' duket se po shfryhet nga Gjykata e Posaçme. Kjo pasi GJKKO ditën e sotme ndryshoi masën e siguris&eu...
Gonxhja dhe Bardhi TIRANË- Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Ministrit Blendi Gonxhja....