LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka fakt penal dhe asnjë shkelje ligjore," Gjokutaj për çështjen Partizani: Një proces i motivuar politikisht, Berisha nuk ka asnjë firmë në dosje!

Avokati kritikoi hetimin, duke e quajtur skandaloz dhe të mbështetur në ekspertë pa njohuri të mjaftueshme.

28 Prill 2025, 10:32 Nga N.F
"Nuk ka fakt penal dhe asnjë shkelje ligjore," Gjokutaj për
Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genci Gjokutaj ka folur në lidhje me çështjen 'Partizani', duke theksuar se ajo është projektuar me motiv politik dhe është vështirë të ecë në hollitë juridike. Gjokutaj i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV shtoi se pas tre vjetësh që dosja ishte mbajtur në sirtar, ajo u regjistrua përfundimisht, ndërsa theksoi se dosja përbën një dënim të tretë ndaj Berishës.

Gjokutaj akuzoi për shkelje të procedurës dhe theksoi se 'goditja e tretë' ishte procesi i ndërmarrë. Ai gjithashtu përmendi shkeljen e Kushtetutës dhe ngritjen e çështjes deri në arrest shtëpie. Avokati kritikoi hetimin, duke e quajtur skandaloz dhe të mbështetur në ekspertë pa njohuri të mjaftueshme.

Gjokutaj tha se emri i Berishës nuk përmendet në asnjë rresht të dosjes, ndërkohë që Edi Rama i cili ka tre firma në dokumente nuk është thirrur kurrë si dëshmitar. Ai përfundoi duke thënë se çështja nuk ka asnjë fakt penal dhe se përgjegjësia për këtë proces duhet të përballohet nga ata që e kanë ideuar këtë 'gjellë ligjore'.

"Çështja partizani është filluar për të përfunduar kështu, pra është projektuar e tillë, dhe sigurisht që çështjet që fillojnë me motiv politik janë vështirë të ecin në hollitë juridike. Pas 3 vjetësh që u mbajt në sirtar dosja, u regjistrua më në fund sepse unë e kam thënë dhe e the, dosja partizani është dënimi i 3-të ndaj Berishës, e para që i bëri Lul Basha që bëri pezullimin, e dyta që sigla dhe vula, që është shkelje proceduriale, prapë Berisha nuk u dorëzua, dhe goditja e tretë ishte goditja me proces.

Bile në shkelje të Kushtetutës, dhe e agravuan deri sa e çuan në arrest shtëpie. Mbaroi hetimi, një hetim skandaloz, pa dijeninë tonë, me ekspertë që s’kanë njohuritë e posaçme, edhe prindi i një oficeri të policisë gjyqësore në BKH ky eksperti, dhe siç kam verifikuar unë, këtë e paskan ekspert të gatshëm. Tani pas përfundimit të hetimit ne jemi në fazën paraprake, kjo gjyqtare, që hoqi masën e sigurimit për zotin Berisha, po kjo gjyqtare ngrihet dhe thotë që të gjitha aktet janë të vlefshme.

Pavlefshmëria që ngrini ju nuk qëndron, thotë dhe akuza është e formuluar saktë. Po si është e formuluar, sa kur emri i Berishës nuk përmendet në asnjë rresht, një hetim që nuk ka thirrur Edi Ramën si deklarues, i cili ka firmën aty. Berisha s’ka asnjë firmë në atë dosje, Edi Rama ka tre firma. Në prokurori ka një gjë, që njëherë po kaloi miu, bëhet rrugë, kështu që siç duket ata e dinë këtë punë dhe sigurisht që ata nuk kanë kurajon juridike dhe civile të thërrasin Edi Ramën se Edi Ramën me letrat që kanë ata për Edi Ramën, kjo ju duket kështu, kinkalerina, gjëra të vogla, “e kemi aty e dimë ne që e ka bërë ai atë punë”, mirëpo me atë s’mund të merresh dot.

Dhe pastaj ju vjen keq kur thoni se duhet bërë reforma e reformës, sepse reformë edhe në etimologjinë e fjalës, reformë do të thotë formë e re, pra këto janë marrë me formën, jo me përmbajtjen, këto janë goditje të motivuara politikisht. Në këtë çështje nuk ka fakt penal, nuk është as konflikt civil, as administrativ, as fiskal, jo më të jetë penal. Pra s’ka fakt penal. Kjo është një çështje që do të vërë përpara përgjegjësisë ata që e kanë ideuar, ata që e kanë gatuar këtë gjellë në këtë formë, është vërtetë përgjegjësi e madhe,' tha ai.

gjokutaj

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?