LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive të Qendrës së Djathtë, të cilët ja dogjën në dorë Ramës, pasaportën kallpe

Ai më tej kryeministrin Edi Rama e cilësoi një burrec 2-metrosh dhe që ka një fjalor banal dhe të turpshëm. Berisha më tej theksoi se Rama është i tmerruar dhe se çdo ditë që kalon ai shkon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare.

27 Prill 2025, 21:04 Nga N.F
Berisha: Në Tiranë kishim përfaqësues të 110 partive
Berisha

KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takim me qytetarë të Kuçovës u shpreh se qeveria ka qenë në pushtet për 12 vite dhe në fushatat e tyre nuk mund të paraqesin asnjë sukses të vetëm. Ai theksoi se qeveria ka vjedhur 90% të taksave të qytetarëve.

Ai më tej kryeministrin Edi Rama e cilësoi një burrec 2-metrosh dhe që ka një fjalor banal dhe të turpshëm. Berisha më tej theksoi se Rama është i tmerruar dhe se çdo ditë që kalon ai shkon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare. Berisha shtoi se ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike. 

"Zonja dhe zotërinj. Hidhni një sy fushatës tjetër. Ka qeverisur 12 vite, nuk është i zoti të paraqesë asnjë sukses të vetëm. Dhe a e dini pse? Diçka është bërë, se nuk mund të themi zero, jo. Por problemi është se ato që janë bërë, janë bërë me një çmim 9-10 me çmimin real që duhet të kishin. Kanë vjedhur, kanë vjedhur, kanë vjedhur 90% të taksave tuaja. Ndaj dhe burreci 2-metrosh. Dhe i them burrec se e meriton. Shiko, e kam ftuar dhe e ftoj edhe sonte para jush, hajde ulemi këtu në Kuçovë bashkë me këta burra dhe gra para nesh.

Hajde të ulemi të japim llogari të dy, të shpjegojmë programin të dy. Ti ke qeverisur 12 vite, unë kam 12 vite që nuk kam qenë në pushtet. Urdhëro tregoju qytetarëve çfarë ke bërë ti, dhe çfarë do bësh. Ndryje, s’del dot, nuk ja mban. Dhe vetëm flet me veten çdo mëngjes. Sy më sy, me ato që i thotë vetes, sapo zgjohet, po flas këto, po flas ato. Po. Së dyti. Ju e konstatoni kalon nga një shesh në një tjetër, me një tufë fjalës, bajate, banale, të turpshme sikur jo kryeministër, por mund ti vesh çdo epitet, nuk po përdor epitete. Burrec 2 metra i gjatë po i them prap. Çfarë flet, këneta, zhapinj, hardhuca, çyryk, autik, budalla dhe këto janë fjalori i tij. Ky është fjalori i tij dhe pastaj përpiqet në një mënyrë meskine, në një mënyrë që mund ti vesh çdo epitet të krijojë çarje nëpër familje, se burrat janë kështu, se ata janë ato, se po të mos ishit ju ata do bëheshin me bisht.


Gjëra të cilat janë aq bajate, edhe në BigBrother nuk do ja pranonin. Jo. Por miq, çfarë fshehin të gjitha këto. Këto fshehin edhe një tmerrim të tij. Ai është i tmerruar, i tmerruar. Është i tmerruar sepse çdo ditë që kalon, e çon atë buzë greminës, e çon atë buzë disfatës, e çon drejt 11 majit, humbjes së tij përfundimtare. Ai dështoi me çdo përpjekje për të izoluar Partinë Demokratike. Ju e patë miq. Dje dhe pardje ne kishim në Tiranë miq më të shquar, përfaqësues të organizatës, të 110 partive të Qendrës së Djathtë në Europë dhe në botë, të cilët shprehën mbështetje të plotë dhe totale për ju, për PD-në dhe Koalicionin e Shqipërisë Madhështore, programin e saj. Të cilët ja dogjën në dorë pasaportën kallpe të Edi Ramës," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj