Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpeh se në 10 vite të qeverisjes së sotme nuk është ndërmarrë asnjë reformë reale duke shtuar se nuk është parashikuar një i tillë e të shkojë deri në fund.
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo gjatë konferencës së sotme të zhvilluar mes drejtuesve të departamenteve të lidhura me çështjet e energjisë në Partinë Demokatike ka folur në lidhje me sektorin e energjitikës. Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpeh se në 10 vite të qeverisjes së sotme nuk është ndërmarrë asnjë reformë reale duke shtuar se nuk është parashikuar një i tillë e të shkojë deri në fund.
Ai më tej shtoi se politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjithë këto vite mund të konsiderohen si politika te arnimeve të shpejta. Bozdo u shpreh se nuk ka asnjë investim madhor në fushën e rigjenerimit të energjisë elektrike asnjë hidrocentral të rëndësishme të ndërtuar, asnjë park eolik të rëndësishëm të ndërtuar.
Fjala e plotë:
Dy departamente në Partinë Demokratike Departamenti i Energjisë elektrike dhe Departamenti i burimeve Natyrore, për të bërë më mënyrë transparente të bazuar në prova dhe fakte dhe jo propagandë, një analize të thelluar te sektorit të energjisë në Shqipëri. Sektori energjetik në vlerësimin tonë është sektori i cili po kalon krizën më të rëndë ndonjëherë në histori. Kjo sepse përgjatë qeverisjes pothuajse 10 vjeçare të kësaj qeverie ne nuk jemi ndeshur me asnjë vizion për sektorin, përveç se në atë që quhet menaxhim apo keq menaxhim të emergjencave dhe të krizave të njëpasnjëshme që ky sektor ka kaluar në këto vite. Nuk kemi asnjë reformë reale qoftë parashikuar, qoftë të ndërmarrë deri në fund.
Në të gjitha politikat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare gjithë këto vite mund të konsiderohen si politika te arnimeve të shpejta. Politika të cilat kanë tentuar të mos zgjidhin krizën e thellë të këtij sektori në këto vite por ti japin zgjidhje pjesore këtij sektori. Qeveria ka bërë çdo gjë për ta fshehur këtë situatë. Është shumë e vështirë për të marrë të dhëna të dhëna qe deri vonë kanë qene publike qoftë në INSTAST dhe të gjitha sitet e këtyre të sektorit të energjisë, veçanërisht te energjia elektrike, të dhënat të cilat mungojnë. Gjithsesi ka të dhëna të mjaftueshme të këtij sektori për të pare se si kanë rrjedhur apo 11 vitet e fundit dhe ku qëndron problematika.
Siç e theksova në fillim të fjalës time që sektori ka me shume se 10 vjet që nuk ndërmerr reforma të thella reforma strategjike. Së pari ne nuk kemi asnjë investim real në fushën e diversifikikimit të burimeve për gjenerimin e energjisë elektrike, me anë të gazit natyror apo me anë të tjera të rinovueshme të energjisë elektrike. Në 12 vitet e fundit nuk ka asnjë investim madhor në fushën e rigjenerimit të energjisë elektrike asnjë hidrocentral të rëndësishme të ndërtuar, asnjë park eolik të rëndësishëm të ndërtuar. Asnjë zhvillim në gazin natyror i cili është thelbësor për të siguruar energjinë elektrike për Shqipërinë, veçanërisht në muajt e dimrit ku konsumi i energjisë elektrike është shumë i madh dhe Shqipëria në mënyrë tradicionale i është drejtuar importit.
Komisioni TIRANË- Debati për votimin e diasporës po vazhdon në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Një episod ka ndo...
Ulsi Manja TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojn...
Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij ka shpalosur edhe një hër&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie" ...
Ilir Meta KOSOVË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, tensionet me Se...
Foto ilustruese TIRANË-Berisha: Pasardhësit bastardë të atyre që pushkatuan intelektualët sundojnë Shqipërinë...
Foto ilustruese TIRANË-Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë së Vulës ka folur ditën e sotme në një deklaratë p&eum...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë n&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Deputetët hungarezë kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i h...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një letër të bërë publike përmes rrjeteve sociale Sekretarit amerikan të Sh...