27 Shkurt 2024, 08:03
Nga h.k
Ilir Meta
KOSOVË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, tensionet me Serbinë dhe marrëdhëniet e saj me ndërkombëtarët.
I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Meta tha se Kosova ka çështje më të rëndësishme se Dinari dhe nëse ndërkombëtarët janë befasuar nga kjo lëvizje e Qeverisë së Kosovës, atëherë sipas tij kjo nuk është një gjë e mirë.
“Besoj se reagimi i para pak ditësh i presidentes Osmani për çështjen e dinarit është i rëndësishëm edhe si kryetare e shtetit për të garantuar një mbarëvajtje të proceseve. Ajo që do të them është se nëse ndërkombëtarët janë të befasuar, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është një gjë e mirë për arsye se Kosova ka çështje më të rëndësishme sesa kjo çështje që është shfaqur dhe që unë besoj se do të menaxhohet me përgjegjshmëri dhe me pjekuri.”- tha Meta.
Ai thekson se Kosova tashmë ka një avantazh kundrejtë Serbisë, pas ngjarjeve të fundit në Banjskë, për të cilat tha se ishin kriminale dhe të nxitura nga shteti serb, ndaj edhe nuk duhet t’i jepet shumë vëmendje çështjes si ajo e dinarit.
“Kosova ka pasë një avantazh të jashtëzakonshëm pas ngjarjeve të padëshiruara të dhunshme dhe kriminale të nxitura nga Serbia përpara disa muajsh. E gjithë bota e kuptoi se kush e ka patur përgjegjësinë për vite të tëra për këtë tensionim të qëllimshëm në veri të Kosovës dhe për këto raporte jofunksionale midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe nuk është mirë për çështje të tjera, që unë do t’i vlerësoja të karakterit sekondar apo tercial të krijohet një situatë që merr kaq shumë vëmendje. Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjeshtë një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”- tha ai.
ilir meta
Politike
26 Shkurt 2024, 19:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Berisha: Pasardhësit bastardë të atyre që pushkatuan intelektualët sundojnë Shqipërinë...
Politike
26 Shkurt 2024, 18:57
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë së Vulës ka folur ditën e sotme në një deklaratë p&eum...
Politike
26 Shkurt 2024, 18:25
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë n&eu...
Politike
26 Shkurt 2024, 18:12
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputetët hungarezë kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i h...
Politike
26 Shkurt 2024, 17:35
h.k
TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një letër të bërë publike përmes rrjeteve sociale Sekretarit amerikan të Sh...
Politike
26 Shkurt 2024, 17:29
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë...
Politike
26 Shkurt 2024, 15:45
h.k
Foto ilustruese
PRISHTINË-Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca lidhur ...
Politike
26 Shkurt 2024, 14:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale një denoncim që vjen s...
Politike
26 Shkurt 2024, 14:45
r.ll
LONDËR- Ditën e sotme në Londër u zhvillua Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor i organizuar nga BERZH, ku pjesëmar...
Politike
26 Shkurt 2024, 13:55
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pritet të mblidhet këtë të martë në orën 12:00 ku d...