LIVE UPDATES
Politike

Skandali i Diellës/ Berisha: Rama dhe Begaj duhet të japin dorëheqjen! Boti i Ramës nuk ka ndërfaqe

Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi gjithashtu Presidentin Bajram Begaj, duke u shprehur se të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mbajnë përgjegjësi politike.

15 Maj 2026, 12:34 Nga I.A
Skandali i Diellës/ Berisha: Rama dhe Begaj duhet të japin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas asaj që ai e cilësoi si “skandali Diella”. Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi gjithashtu Presidentin Bajram Begaj, duke u shprehur se të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mbajnë përgjegjësi politike.

Sipas Berishës, “Diella” është një mashtrim i madh publik dhe teknologjik, të cilin ai e quajti “bot bosh” pa funksion real, pa ndërfaqe dhe pa komunikim, ndërsa akuzoi qeverinë dhe AKSHI-n për manipulim të opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare. Berisha tha se një ekspertizë e thelluar teknike ka zbuluar se projekti është një “bllof” dhe premtoi publikimin e një studimi të plotë për mediat, duke u bërë thirrje gazetarëve dhe ekspertëve të IT-së ta analizojnë atë. 

"Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen. Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj. Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen. Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore. Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë. Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj. Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër. Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion. E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës. Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama. Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare. E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla. Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë... ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju... Ministrja e verbër.

Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë. Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin. Ministrja e Haram Begajt dhe Edi Ramës. Faqezi si këta nuk ka toka, që i japin vendit një turp të tillë. Urdhëro se çfarë është qeveria për Edi Ramën dhe Haram Begajn. Meritojnë çdo epitet, por unë nuk do prish gojën, por akte të tilla nuk janë realizuar në asnjë vend të botës. Nuk i ka bërë asnjë diktator, asnjë autokrat në vendin më të largët të planetit, i bën Edi Rama dhe Bajram Begaj në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, vendin që aspiron të integrohet në BE. U bëj thirrje medieve dhe ekspertëve të IT ta studiojnë këtë ekspertizë të shkëlqyer të një autoriteti të vërtetë dhe unë me këtë rast e falënderoj shumë ekspertin për ndihmën e madhe që dha me transparencën e tij, ndonëse ndjehem i lehtësuar sepse në mënyrë absolute që ditën që ka dalë, e kam vlerësuar si bllofi Rama. Por të njëjtin cilësim kam bërë edhe para medieve ndërkombëtare. Natyrisht nuk isha ekspert i fushës. Zbërthimi tërësor i avatarit kërkonte ekspertizë të thellë. Por kjo ekspertizë u bë dhe Diella del mashtrimi i madh i vitit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet