LIVE UPDATES
Politike

"Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë!", Berisha: Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit

Ai rikujtoi protestën që do të zhvillohet më 23 dhjetor ndërsa theksoi se nesër, në ora 17:00 është dita e betejës.

22 Dhjetor 2024, 20:28 Nga N.F
"Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD të degës 9. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ata janë në epërsi të madhe sepse gjatë këtyre 3 viteve u kanë bërë radiografinë dhe i kanë nxirë para të gjithë shqiptarëve hajdutat, ashtu siç janë.

Ai rikujtoi protestën që do të zhvillohet më 23 dhjetor ndërsa theksoi se nesër, në ora 17:00 është dita e betejës. Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për ta festuar vitin e ri të sigurtë në fitoren që meritojnë. 

Fjala e Berishës:

Ju, keni epërsi të madhe, sepse gjatë këtyre 3 viteve ua keni bërë radiografinë dhe i keni nxirë para të gjithë shqiptarëve hajduta, ashtu siç janë. Ndaluni pak te këta që ka caktuar në Tiranë Edi Rama. Po në qoftë se, ka një njeri që, nuk po flas për Veliajn se, Veliaj nuk është, është i pakallur, harrojeni nuk është në Tiranë, fshihet këtej andej, po ai është kandidat për atje ku e meriton.

Me kë u zëvendësua? U zëvendësua me një zonjë, e cila është përgjegjëse me vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 500 milionë tendera për kovidin, përgjegjëse për 4-fishimin e vdekjes së shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës nga kovidi. E çfarë zgjidhje i jepte kjo?

I gënjente shifrat e vdekjes, i jepte krejt të tjera nga ato që kishte morgu. Ju kujtohet? Ju kujtohet, se si ndërtonte dhe mbulonte vdekjet me përqafimet që bënte me atë, si quhej ajo mjkja e infektivit, Najada. Mbulonte vdekjet e puthjet me Najadën. A mund të ishte ajo sot në qeveri?

Në qoftë se, ka një njeri që meriton të paktën 40 vjet në burg është ajo, dhe tani ajo na serviret si reformatorja e arsimit të fëmijëve tanë. E kuptoni ju, çfarë tallje, përqeshje cinike bëjnë këta me ne dhe fëmijët tanë?

Nuk e lëshoj lehtë unë një epitet për një zonjë, sepse nativisht unë kam respektin më të madh për gratë, dhe e meritojnë. Po ajo në qoftë se do të kishte një emër të dytë, do të quhej korba e kovidit. Mori mëqafë, la pa aparatura, la pa ilaçë, përdori strategjinë e shtrimit në spital të qytetit, në një kohë kur Kosova shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria, Maqedonia shtronte 3 herë më shumë se Shqipëria dhe u faktua që shtrimi në spitale ishte praktika më shpëtimtare nga kthetrat e kovidit.

Japonia, e cila kryesoi botën me shtrimet pati rezultatet më mahnitëse në betejën kundër kovidit. Kurse këta, e shtruan qytetin në spital. Pra, ju keni epërsi të papërshkrueshme ndaj tyre. Nuk mundet kurrëkund ata të krahasohen me përfaqësuesit tuaj, me ju. Këtu, e fundit, miq. Prap e kemi përpjetë rrugën, përsëri, por fitoren e meritojmë. Siç u bashkuam bashkë, tani do bashkohemi me qytetarët e tjerë. Tani ju do ta bëni natën ditë me qindra e qindra takime.


Dje patëm një grup që kishin marrë pjesë në fushatën e fitorës së Donald Trump. Çfarë na tha? Shumë interesante. Na thanë se, gjithçka e bazojnë takimet dhe çdo ditë nga mëngjesi gjer në darkë, secili nga ju e nga ne klikonte në google derën që kishte trokitur, dorën që kishte shtrënguar, kafenenë me kë kishte pirë, njerëzit që kishte takuar.

Pra, dita mbyllej me këtë bilanc pëe secilin aktivist, anëtar, anëtare, aktiviste që fitoi zgjedhjet. Të gjitha mediat i kishte kundër pothuaj, 90%. Edhe njëra, herë këej, herë andej mbante ato tv e mëdha. Të mëdhatë e tjera kundër. Të gjitha pollet kundër.

E gjithë elita, për fat të keq domethënë, e cila dukej se nuk kishte lidhje me tokën dhe qytetarët, por rrinte në ajër, vërshoi Hollivudin, vërshuan universitetet, të gjitha kundër Trumpit. Por qytetarët amerikanë votuan Trumpin, dhe e votuan sepse ata, mbështetësit e tij trokitën derëm më derë. Mbështetësit e tij, në fund të ditës bënin bilancin e njerëzve që kishin takuar. Imagjinoni ju, njerëzit që kishin takuar, në një komb 340 milionë vetë.

Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë, dhe vazhdon.

E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup njerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria. Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë. Edhe njëherë, gëzuar festat e fundvitit. Fitore nesër, fitore në 11 maj!

berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet