LIVE UPDATES
Politike

“Nëse flet për shokët, pasojat do jenë shumë më të rënda”, Meta: Ahmetaj ka vepruar me miratimin e Ramës, është ndjerë i shitur

Meta e konsideroi si përmbaruesi i të gjitha porosive të Ramës, ku sipas tij, kryeministri Rama i kishte deleguar pushtetin

22 Korrik 2023, 19:22 Nga m.s
“Nëse flet për shokët, pasojat do jenë shumë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin në “Kjo Javë” në News 24, ka folur lidhur me fletë-arrestim për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Në analizën e tij, Meta tha se s’kemi të bëjmë me një figurë pa peshë në vendimmarrje. Madje ai e konsideroi si përmbaruesi i të gjitha porosive të Ramës, ku sipas tij, kryeministri Rama i kishte deleguar pushtetin. Meta shtoi më tej se Ahmetaj ndihet i tradhtuar, i pambrojtur dhe i shitur, sepse ai më herët ka marrë garanci, por gjërat ndryshuan rrugës.

Pjesë nga intervista:

Si e patë ikjen nga hetimi të Ahmetajt?

Fakti që ne kemi sot figurën kryesore të 10 viteve në qeverinë e Edi Ramës, Ahmetajn, të arratisur, jo vetëm kaq por dhe që ndihet i kërcënuar sipas deklaratave të tij, është shumë i rëndë për vetë qeverinë dhe Edi Ramën. Nuk kemi të bëjmë me një figurë rastësore apo pa peshë në vendimmarrje, por me nr 2 real të 10 viteve të qeverisë së PS, i cili ka qenë përmbaruesi i të gjitha porosive të Ramës. I kishte deleguar pushtetin, një pjesë të madhe të kompetencave të Ministrisë së Financave, i ishte besuar Ahmetajt.

Ky është një akt i dënueshëm, vetë arratisja e një politikani. Mbetet për t’u parë në të ardhmen nëse ka bazueshmëri deklarimi i tij se po ikën se është i kërcënuar, dhe nga kush… Por në vlerësimin tim kjo është e pajustifikuar dhe rëndon me përgjegjësi Edi Ramën. Sa i takon çështjeve të tjera, Ahmetaj kudo që është, duhet të përgjigjet për gjithë akuzat që pretendohet nga organi i akuzës. Kryeministri nuk dinte gjë?

Nuk e ka dëgjuar akoma ai që nuk ka incenerator në Tiranë? Nuk e di ai që drejtori i agjencisë së prokurimeve në kryeministrisë ia ka dhënë me firmë e vulë atij dhe Ëngjëll Agaçit, që procedurat për aferën e inceneratorëve, ishin të paligjshme? Ia ka dhënë me shkrim personi i tij. Dhe përsëri ato vendime të paligjshme kanë hyrë në mbledhje të qeverisë dhe pse janë kundërshtuar nga ish-ministri i Financave në atë kohë. Është shumë e qartë që kjo aferë udhëhiqet dhe garantohet nga Rama. Me këtë aferë janë blerë zgjedhjet në 2017, 2021, zgjedhjet lokale dhe financohen edhe shumë media që përpiqen të devijojnë thelbin e hetimeve, që kjo është aferë që vazhdon.

Reagimi i Ahmetajt… A kishte mllef për kolegët e tij?

Nuk e di dhe kjo për mua nuk është e rëndësishme. Ajo që duhet se është e vërtetë dhe që unë e besoj, duke ditur dhe si funksionon Rama, është që Ahmetaj në të gjitha vendimmarrjet e tij shumë të rëndësishme, ai mesa duket ka marrë një garanci…

Është e qartë që dhe nga një pjesë e hetimit për inceneratorin e Tiranës, ai ka kundërshtuar fillimisht dhe pasi ka kërkuar t’i jepet garanci se kush e financon, dhe ka ardhur një shkresë në emër të bashkisë i ka hapur rrugë. Është e qartë që ky nuk është se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për pasojat, por ka marrë garanci të plotë. Tani ka ardhur në një moment që ndihet i tradhtuar dhe i pambrojtur, i shitur sepse garancitë kanë qenë të tilla që ‘ec përpara se je i mbrojtur’. Kjo nuk e lehtëson nga përgjegjësitë, por kjo mund të jetë një bazë për kërcënimet që ka marrë, por duhet t’i provojë që nëse flet për shokët pasojat do jenë shumë më të rënda për të dhe rrethin e tij.

SPAK mori lejen nga Kuvendi për të nisur procedurën e arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në 14 korrik, por dokumenti i vendimit të gjykatës u firmos nga gjyqtari Erion Bani dy ditë më vonë. Shkresa iu dorëzua Policisë së Shtetit për ekzekutim pasditen e datës 20 korrik. Policia ka nisur kërkimet për ekzekutimin e masës së sigurisë "arrest me burg", të vendosur në mungesë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për akuzat e "korrupsionit", "fshehjes së pasurisë" dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale". Janë kryer sërish kontrolle në adresën e banimit të Ahmetajt, si dhe në shtëpitë e disa të afërmve në Tiranë dhe Durrës.

ilir meta arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara