All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Shqipëri, ligji për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore shkakton debate

Qeveria e justifikoi nevojën e këtij ligji me përfitimet ekonomike, por përfaqësues të opozitës thanë për Zërin e Amerikës, se një nismë e tillë do të sjellë dëme pasi Shqipëria është një vend burim e tranzit i drogave dhe ku sundimi i ligjit është i dobët. Në këtë kontekst deputetja e PD Jorida Tabaku mendon se hapësirat për abuzime janë të mëdha.

21 Korrik 2023, 22:50 Nga k.m.
All - Paragraf - 1

 

Shqipëri, ligji për kultivimin e kanabisit për qëllime
Foto ilustruese

 

Parlamenti në Shqipëri miratoi në orët e para të ditës së sotme me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime, ligjin për “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Autoritetet e justifikuan nevojën e tij me rritjen e aktivitetit ekonomik, ndërsa procesi i miratimit nxiti debate të shumta në radhët e politikës, dhe të grupimeve të ndryshme shoqërore. Edhe pse destinacioni i nënprodukteve të kanabisit është eksporti, kritikët e shohin të parakohshëm ligjin duke argumentuar se Shqipëria ende mbetet një vend me sundim të dobët të ligjit si dhe vend burim e tranzit i bimëve narkotike.

Në Shqipëri miratimi i ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industrial” u shoqërua nga debate dhe kritika të ashpra. Drafti që u hartua nga tre ministri, ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e Brendshme dhe e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon eksportin e nënprodukteve të bimës së kanabisit pas përpunimit dhe ndalon tregëtimin e tyre brenda territorit të vendit.

Qeveria e justifikoi nevojën e këtij ligji me përfitimet ekonomike, por përfaqësues të opozitës thanë për Zërin e Amerikës, se një nismë e tillë do të sjellë dëme pasi Shqipëria është një vend burim e tranzit i drogave dhe ku sundimi i ligjit është i dobët. Në këtë kontekst deputetja e PD Jorida Tabaku mendon se hapësirat për abuzime janë të mëdha.

“Kemi një shqetësim real për rritjen e trafikimit të kultivimit të kanabisit në mënyrë informale, dhe nga viti 2016, kemi sasinë më të lartë të kapur në vend dhe të trafikuar. Justifikimi ekonomik nuk qëndron sepse qartësisht sot nuk është një kërkesë e jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar. Sot qeveria shqiptare mund të hapte një sektor të ri në teknologji informacioni, mund të hapte një sektor të ri në tregje që lidhen me agroturizmin, me bujqësinë, me turizmin në përgjithësi, po kjo nuk ndodh”- tha për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, deputete e PD.

Edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, është kritik ndaj ligjit të sapomiratuar për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

“Në Shqipëri në 8-10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës. Çdo gjë mund të mendohej për të forcuar luftën kundër trafiqeve, por një ligj për legalizimin e kanabisit, gjoja mjekësor dhe industrial nuk mendohej. Sot është një nga ditët më të këqija për Shqipërinë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë.

Zyrtarë të qeverisë thanë për Zërin e Amerikës se i gjithë aktiviteti i kultivimit, përpunimit dhe eksportit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale do të zhvillohet nën monitorim të rreptë dhe se për këtë qëllim do të ngrihet një agjenci e posaçme pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ligji ka disa përcaktime për gjurmimin e farës deri në produktin final dhe eksportin e tij, shpjegojnë autoritetet, vendos kufizim të sipërfaqes për kultivimin deri në 200 ha në gjithë territorin e republikës si dhe të sipërfaqeve për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore nga 5 deri në 10 ha. Por një licensë mund të përfshijë deri në 4 sipërfaqe të tilla, me kushtin që të jenë në kufi me njera-tjetrën. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë vënë theksin te kriteret e rrepta sipas tyre, për licensimin e kompanive.

“Për të marrë licensën do të duhet të kesh disa kritere. Kompania e cila do të ofrohet për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit duhet minimumi të ketë çertifikatën e praktikës së mirë, që do të thotë, një çertifikatë e cila lëshohet nga FDA-ja, pra Food and Drug Administration ose nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave. Pra, nëse ti ke një çertifikatë të praktikës së mirë në prodhimin e saj, vetëm atëherë ti mund të lejohesh”- u shpreh për Zërin e Amerikës Entela Ramosaçaj, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bimën e kanabisit sipas ekspertëve janë 140 përbërës por dy prej tyre janë kryesorët, THC (tetrahidrokanabinoli),dhe CBD (kanabinoidi), përqindja e të cilëve ka rëndësi kur bëhet fjalë për përdorim mjekësor dhe industrial pasi është në vlera të ulëta krahasuar me kanabisin që përdoret si drogë. Sipas ekspertëve THC varion nga 0.3 deri në 0.5% për përdorim mjekësor sipas standardeve ndërkombëtare ndërsa për përdorim industrial në vende të caktuara shkon deri në 1%. Disa mjekë toksikologë me të cilët Zëri i Amerikës bisedoi, nuk e shohin me skepticizëm ligjin “Për kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit, dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industrial”, me destinacion eksportin. Suela Xhufi mjeke toksikologe veçon disa sëmundje që mund të trajtohen me këto nënprodukte, të cilat janë në formë tablete apo vaji.

“Një nga sëmundjet e cila ka gjetur zgjidhje është sindroma tourette në epilepsi. Mund ta përdorim tek pacientët që kanë tumore malinje, për të rritur sistemin imun, në sklerozën multiple, për të rregulluar plasticitetin muskular”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Suela Xhufi, mjeke toksikologe.

Ndërsa kanabisi industrial sipas ligjit, përdoret në sektorin e ndërtimit, tekstilit, kozmetikës, prodhimit të energjisë apo prodhimit të letrës. Specialisti i shëndetit publik për drogat Arian Boci e mbështet ligjin, i cili edhe pse për qëllime mjekësore dhe industriale i hap rrugë, sipas tij, mundësive për zbatimin e programeve të ndryshme kërkimore dhe shkencore në fushën e shëndetit publik. Por ai vëren se ligji i sapomiratuar në parlament ka disa mangësi.

“Mendoj se nuk janë përcaktuar qartë disa elementë të pjesës së kultivimit e cila ndikon në pjesën e rritjes së fuqishmërisë dhe potencialitetit të përbërësit të tetrahidrokanabinolit e cila është pjesa që jep efektin psikotrop të përdoruesit. Shqipëria mund të mos i ketë kushtet aktuale për një zbatim kaq të gjerë. Duhej filluar me sekuenca më të vogla, për të parë nga ana kërkimore e shkencore se si do të vazhdojë kjo. Nga ana tjetër do të doja që ligji të përcaktonte disa specifika. Për shembull: një pjesë e të ardhurave të përcaktoheshin e të shkonin për programe rehabilituese, për programe në shkolla, për fuqizimin e qendrave shëndetësore apo sistemit shëndetësor,”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Arian Boci, Instituti për Zhvillimin e Politikave Social Shëndetësore dhe Kërkimore.

Delegacioni i BE në Shqipëri gjatë diskutimit të projektligjit “Për kontrollin e kultivimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” në komisione parlamentare shprehu mjaft rezerva, dhe sugjeroi masa më të forta mbrojtëse për të parandaluar devijimin e produkteve në fjalë.

Por ligji “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” nuk kishte dakortësi të plotë edhe brenda shumicës qeverisëse. Tre prej figurave më jetëgjata në PS, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Brace abstenuan gjatë miratimit të tij në parlament.

“Padyshim askush nuk e mohon se kanabisi për qëllime mjekësore është fitimprurës.Po pyetja shtrohet? A është ky aktiviteti financiar që na duhet në këto momente, a është gati shoqëria jonë për këtë lloj aktiviteti me risqe të mëdha sociale, edukative e sigurie? Ky është mesazhi që na duhet ne në këto momente për të rinjtë e të rejat dhe prindërit e tyre, për ata që e shohin këtë si rrugë pasurimi të shpejtë apo ata që e shohin si produkt konsumi? Personalisht besoj se është qasja e gabuar”-u shpreh në parlament Fatmir Xhafaj, deputet i PS.

Sot, një ditë pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industrial” pikëpyetjet dhe paqartësitë janë të shumta. Mjaft ekspertë mendojnë se është dëshpëruese që në udhëtimin e Shqipërisë drejt Europës, qeveria miraton ligje të tilla pavarësisht sfondit ekonomik të tij./VOA

ligji per kanabisin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 21 Korrik 2023, 14:04 Blerina Gjoka

Qoka e mëngjesit për Skënder Gjinushin

Skender Gjinushi dhe Edi Rama Ora shënonte 5 e mëngjesit të së premtes, kur Kuvendi votoi një ligj të kontestuar që i je...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj