Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një deklarate për shtyp, anëtari i Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranë, Artan Distafa shprehet se meqënëse pagesat ende vijojnë për një shërbim që kurrë nuk u kryer, Altin Dumani duhet të na tregojë ku është inceneratori i Tiranës? Distafa thekson gjithashtu se të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere.
TIRANË- Partia e Lirisë përmes një deklarate ka reaguar lidhur me pagesat që vijojnë të derdhen në llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës, i cili gjatë vitit 2024, ka raportuar një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës.
Me anë të një deklarate për shtyp, anëtari i Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranë, Artan Distafa shprehet se meqënëse pagesat ende vijojnë për një shërbim që kurrë nuk u kryer, Altin Dumani duhet të na tregojë ku është inceneratori i Tiranës? Distafa thekson gjithashtu se të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere.
Ndër të tjera ai shprehet se fitime që nuk burojnë nga ndonjë punë reale, por nga miliona euro taksa të qytetarëve shqiptarë që vazhdojnë të derdhen në një gropë të zezë korruptive. Distafa shtron edhe pyetjen se përse SPAK nuk guxon të marrë të pandehur për këtë aferë Edi Ramën dhe Erion Veliaj?
Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa.
Në vitin 2024, inceneratori fantazmë i Tiranës, raportoi një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës. Fitime që nuk burojnë nga ndonjë punë reale, por nga miliona euro taksa të qytetarëve shqiptarë që vazhdojnë të derdhen në një gropë të zezë korruptive.
Në Tiranë nuk ka incenerator, megjithatë, pagesat vijojnë çdo muaj me bekimin, heshtjen dhe bashkëfajësinë kriminale të SPAK, që këtë aferë e cilëson si “krim intelektual” të vështirë për t’u hetuar. Meqënëse pagesat ende vijojnë për një shërbim që kurrë nuk u kryer, Altin Dumani duhet të na tregojë ku është inceneratori i Tiranës?
Pse lejon vijim e aferës me mos ndërprerjen e pagesave? Pse nuk ka ende një hetim penal ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarët faktikë të kësaj mega-afere?
Të gjithë shqiptarët e dinë tanimë, vendimin e Edi Ramës që i dha kompanisë së inceneratorëve, kur ekzistonte as në letër, 8% bonus favorizim. Të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere.
Përse SPAK nuk guxon të marrë të pandehur për këtë aferë Edi Ramën dhe Erion Veliaj? Kjo është prova më e qartë se sistemi i drejtësisë së re nuk është i pavarur, por selektiv dhe i kontrolluar.
Megjithëse SPAK-u, po heton prej 5 vitesh këtë aferë, të cilësuar si një “krim intelektual”, ende nuk ka arritur të gjejë përgjegjësitë penale të Ramës dhe Veliaj, sepse si në çdo aferë ku del emri i Kryeministrit, Dumani mbyll edhe sytë edhe dosjet.
Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, denoncon me forcë këtë aferë, heshtjen kriminale të SPAK, të kapur për fyti nga Edi Rama dhe kërkon me vendosmëri:
1. Ndërprerjen e menjëhershme të pagesave për inceneratorin fantazmë të Tiranës.
2. Hetim penal për Erion Veliaj dhe Edi Ramën, pronarët faktikë të inceneratorit.
3. Transparencë publike mbi të gjitha pagesat e kryera, faturat dhe kontratat.
4. Kthimin e çdo qindarke të vjedhur në buxhetin e shtetit.
Çdo ditë që kalon dhe SPAK nuk merr në përgjegjësi penale Edi Ramën, provon se është fund e krye, një vegël qorre në shërbim të tij, për të goditur vetëm kundërshtarët politikë, veçanërisht denoncuesit më të vendosur të aferës së inceneratorëve, si në rastin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili çmontoi dhe denoncoi i pari skandalin e inceneratorëve, ndërkohë që vijon të mbahet në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, në mënyrë që pronari faktik i inceneratori, Kryeministri Rama të vijojë të vjedhë i lirë dhe i qetë.
Alqi Bllako TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderi...
Sali Berisha KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë private në Istog të Kosovës,...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ishte i pranishëm në Bjeshkët e Istogut, në ce...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga "aventuara" e tij...
Foto ilustruese TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se vlerësimi e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke pyetur ChatGPT për piromaninë dhe zjarrvëniet i ka ngatërruar emrin duke iu...
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa &eum...
pamje nga operacioni TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të operacioneve nga ajri, që po kryhen në vatrat në Fu...
Anisa Ibraj DURRËS- Anëtarja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës, Anisa Ibraj, duke folur në një deklaratë...
Edi Rama TIRANË- Politico i ka kushtuar një artikull vendit tonë, këtë herë duke u ndalur tek mënyra sesi Shqip&eum...