LIVE UPDATES
Politike

"Sezoni turistik ka dështuar"/ Partia e Lirisë: Propaganda e korrupsioni po shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e Durrësit

Ajo theksoi se me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

15 Gusht 2025, 11:26 Nga E. D
"Sezoni turistik ka dështuar"/ Partia e Lirisë: Propaganda e
Anisa Ibraj

DURRËS- Anëtarja e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Durrës, Anisa Ibraj, duke folur në një deklaratë për mediat tha se se sezoni turistik ka dështuar. Ajo përmendi pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det, të cilat janë shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda, mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi. Ajo theksoi se me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

Deklarata e anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj.

Sezoni turistik 2025 ka dështuar me turp, duke u shndërruar në një shembull të qartë se si paaftësia, korrupsioni dhe propaganda mund të shkatërrojnë imazhin dhe ekonominë e një qyteti bregdetar si Durrësi.

Pamjet e ujërave të zeza që shpërthejnë në mes të plazhit dhe derdhen në det nuk janë incidente të rastësishme. Ato janë skandali i përditshëm që pushteti përpiqet ta fshehë. Çdo ditë, mijëra litra ujëra të ndotura derdhen në Adriatik, duke helmuar ujin ku lahen fëmijët, turistët dhe qytetarët tanë. Ky është një krim mjedisor dhe shëndetësor që rrezikon seriozisht jetën dhe mirëqenien e të gjithëve.

Por ndotja e ujit nuk është e vetmja plagë. Plazhet tona janë të pasigurta, pa roje shpëtimi, pa sinjalistikë dhe pa kontroll mbi aktivitetet në det.

Rastet e aksidenteve kalojnë në heshtje, ndërsa turistët largohen të zhgënjyer dhe të frikësuar. Ndërkohë, çmimet janë rritur në mënyrë të pamëshirshme, por shërbimet kanë rënë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Betonizimi i pakontrolluar ka shkatërruar hapësirat publike dhe ka dëmtuar rëndë identitetin turistik të qytetit.

Të gjitha këto kanë sjellë një pakësim të ndjeshëm të numrit të turistëve. Qeveria mundohet ta fshehë këtë realitet, sepse deri dje Kryeministri mburrej me shifrat e turizmit, ndërsa sot përpiqet të mbulojë dështimin me foto dhe video të sajuara nga lart me dron.

Me ndotje masive, pasiguri në plazhe, çmime të papërballueshme dhe betonizim të pakontrolluar, si mund të pretendojë Kryeministri se Shqipëria është gati për Bashkimin Europian?

 BE nuk mbyll sytë para mungesës së standardeve të higjienës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe të drejtave të konsumatorit. Me këtë gjendje, jo vetëm që nuk po afrohemi me BE-në, por po humbim edhe turistët që deri dje ishin burimi kryesor i të ardhurave të qytetit.

U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan këtë qytet: mos pranoni të heshtni! Ky është qyteti ynë, shëndeti ynë, imazhi ynë. Durrësi nuk mund të jetë pronë private e pushtetit dhe klientelës së tij.

Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe përfaqësuese e Partisë së Lirisë, nuk mund të hesht përballë mashtrimeve të qeverisë që po dëmtojnë ekonominë, imazhin dhe historinë e qytetit tonë.

anisa ibraj partia e lirise

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen