LIVE UPDATES
Politike

"Ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore"/ Berisha: Në spitale u sollën policë gjoja të plagosur për të maskuar aktet e tyre shtazarake

Lideri i opozitës, shprehu mirënjohjen për protestuesit, të cilët, sipas tij, kanë treguar guxim dhe qëndresë për të kundërshtuar autoritetet dhe për të ngritur zërin kundër abuzimeve të qeverisë.

18 Prill 2026, 12:31 Nga E. D
"Ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të vazhdojë betejën paqësore deri në arritjen e një fitorje të plotë. Duke folur në bashkëbisedim me qytetarët, Berisha theksoi se PD është e palëkundur dhe vazhdon të qëndrojë fuqishëm përballë çdo përpjekjeje për ta dobësuar.

Më tej Lideri i opozitës, shprehu mirënjohjen për protestuesit, të cilët, sipas tij, kanë treguar guxim dhe qëndresë për të kundërshtuar autoritetet dhe për të ngritur zërin kundër abuzimeve të qeverisë.

"Për të maskuar aktet e tyre shtazarake, sollën policë gjoja të plagosur, por asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë lloj plage dhe u bënë qesharakë para personelit shëndetësor të Spitalit të Traumës dhe spitaleve të tjera. Edhe njëherë, shpreh nderimin tim më të madh për protestuesit trima dhe guximtarë, të cilët me qëndresën, guximin e tyre i thanë dje Edi Ramës se çështjen Balluku, që është çështja Rama, vërtet i mbylle dyert prokurorisë, i mbylle dyert gjykatës, por çështjen nuk do mund ta mbyllësh kurrë sa të ketë Shqipëria opozitë gjer në ditën e fundit të ndëshkimit tuaj.

Të dashur miq, sot PD është forca politike e vetme në rrugë. Qëndron e fuqishme përballë dhunës, terrorit policor. Qëndron e fuqishme përballë mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë. Qëndron e fuqishme përballë mafies së fjalës së lirë që shpif, trillon nga mëngjesi gjer në darkë dhe manipulon kundër opozitës së fuqishme shqiptare. Por ne vazhdojmë të palëkundur këtë betejë. Vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin e plotë tonë. Edhe njëherë, për ata që abuzojnë me kilometrin e fundit, u them prapë në qoftë se e bëni nga padija, kjo është normale.

Por në qoftë se e bëni nga keqdashja, kilometri i fundit për PD do të thotë se kjo parti kaloi beteja të cilat ngrihen në kufijtë e legjendës. Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për asgjësimin e saj, dështuan ata që donin ta asgjësonin. Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për ta shndërruar në fasadë opozitë apo për ta unifikuar me qeverinë, dështuan ata që tentuan këtë gjë. Në kilometrat e mëparshëm, ata që vazhduan përpjekjet për asgjësim duke i marrë flamurin dhe logon dhe vulën, të cilët arritën përkohësisht ta përçajnë, përsëri dështuan sepse ajo është e bashkuar. Në kilometrat e mëparshme kjo opozitë bëri gjithçka për t’i faktuar botës se Shqipëria është narkoshtet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë elektorale.

Sot janë 7 rezoluta ndërkombëtare që pohojnë plotësisht deklarimet tona. Në kilomtrat e mëparshme, përpjekjet e mëdha të mafies ndërkombëtare dhe të qeverisë kriminale për të izoluar PD u hodhën mënjanë. Sot jemi forca politike më e mbështetur se kurrë më parë nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në rajon, në Europë dhe në botë. Ndaj dhe të vazhdojmë me vendosmëri të palëkundur në misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së dytë në Shqipëri, diktaturës së narkosit Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj