LIVE UPDATES
Politike

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

I pyetur nga një qytetar për mundësinë e ngritjes së një çadre në shesh për të ndryshuar strategji, Kryedemokrati deklaroi se çdo variant do studiohet.

18 Prill 2026, 12:30 Nga E. D
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjtet sociale u ka bërë thirrje forcave të tjera opozitare të bashkohen me Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës nuk e përjashtoi mundësinë edhe të ngritjes së një çadre në shesh.

I pyetur nga një qytetar për mundësinë e ngritjes së një çadre në shesh për të ndryshuar strategji, Kryedemokrati deklaroi se çdo variant do studiohet.

"Çdo variant do studiohet. Por një gjë i dashur Muharrem, ne nga protesta s'heqim dorë kurrë dhe nuk ndalemi. Ne do bëjmë gjithçka për t'u bashkuar me forcat e tjera politike opozitare dhe unë prapë sot u bëj thirrje atyre.
Është koha të të veprojmë së bashku, kundër një armiku, kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile, që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne. Shikoni çfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë, një nga veprimtarët më aktivë të shoqërisë civile, i cili në qindra protesta kurrë nuk ka protestuar me dhunë.

Ka protestuar paqësisht dhe me dinjitet, dhe u hakmorën dje në mënyrë më të verbër vetëm për t'ju tremb ju, anëtarë të shoqatave të pakontrolluara prej tyre. Por le të bashkohemi ne. Ju bëj thirrje intelektualëve, dilni nga konformizmi juaj, se shkatërrimtar. Duhet t'i dilni zot vendit tuaj, i cili po shkatërrohet. Në universitete sot ju, ju them unë, nuk keni lirinë akademike as sa atë liri që kemi patur ne në diktaturën neo-staliniste. Dhe këtë jua them me fakte, me fakte dhe vetëm me fakte. Ju bëj thirrje studentëve. Paguani sot në vendin më të varfër, me prindërit me rrogat më të ulëta, tarifat më të larta në Evropë, përveç Britanisë së Madhe dhe Mbretërisë së Holandës.

Paguani tarifa tre-katër herë më të larta se austriakët, gjermanët dhe përfaqësues dhe dhe studentët në vendet e tjera. Mos pranoni këtë shfrytëzim që ju bëhet, këtë përçmim që ju bëhet, këtë kufizim që ju bëhet ju. Sot po u mblidhnin si hiena firmat për kontrata, si në asnjë vend tjetër të Evropës, çka ju trajtojnë jo si qenie të lira, por ju detyrojnë të firmosni kontrata se do shërbeni kaq vite, aq vite, përndryshe, u gjobisin me gjoba. Kjo nuk u ndodh në ndonjë vend të Evropës, përveç në narkoshtetin e Edi Ramës.

Pensionistët, ju bëj thirrje të bashkoheni. Të mos pranojmë këtë poshtërim dhe këtë nënçmim që u bën Edi Rama. 8 euro, 2 kile domate bonusi i pensioneve për në vit. A ka gjë më qesharake se kjo? Më thoni. Fermerëve, të dashur fermerë dhe fermere, fermat tuaja falimentojnë sepse Edi Rama ka vendosur sistemin fiskal që i falimenton ato. Sepse fermeri në Kosovë, në qoftë se qeveria njoftoi se në Tiranë ka, ka, ka përcaktuar 52 milionë euro për fermerët, që më shumë se gjysmën i vjedhin zyrtarët, në Kosovë janë 200 milionë euro të përcaktuara nga qeveria për fermerët. Dhe numri i fermerëve në Shqipëri është më i madh se në Kosovë.

Atëherë, në qoftë se ju doni që fermat tuaja të prosperojnë, çfarë bëri qeveria ndaj jush tani? U hoqi dhe ju hoqi dhe naftën pa akcizë. Pra, në fakt, ju s'mbillni dot më tokën tuaj, sepse po e mbollët, nuk nxirrni me, me, me mjete, me mekanizma, nuk nxirrni dot shpenzimet e mbjelljes. Është koha të ngrihemi të gjithë, të vazhdojmë këtë betejë kundër kësaj të keqeje. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë, në kryengritjen paqësore," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj