Dita e 33-të e protestës! Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, thirrje në kor: Rama, jepe dorëheqjen
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
PAMJE TË RËNDA nga Podujeva/ I plagosuri tenton të ngrihet, autori me armë në dorë e godet me grushte, polici e ne...
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike 2 Korrik, 12:37 Berisha: Përgjaket pr...
Mazhoranca miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, opozita bojkoton seancën 2 Korrik, 12:24 "Në tubime ka...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla dënoi dhunën e protestuesve ndaj policisë, duke thënë se kush tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se brenda protestës ka individë kriminalë, të cilët inspirojnë dhunën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla dënoi dhunën e protestuesve ndaj policisë, duke thënë se kush tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.
Balla tha se disa nga protestuesit janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa u ndal specifikisht te njëri prej tyre, i identifikuar si Anton Frroku. Në lidhje më këtë, Balla dha se Frroku aktualisht është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes.
Ai theksoi se PS është e gatshme të dëgjoj dhe refketojë arsyet e sinqerta të protestës. Sipas tij, në këto protesta ka dorë një i huaj i cili po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë. Në fund, ai tha se përveç Iranit, në këto protesta ka dorë edhe Kremlini.
“Ende nuk i dimë arsyet se përse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin që Kuvendi ka për të vijuar punën në këtë moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do i qëndrojë besnik plotë 856 mijë e 177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë. Dua që në emër të grupit të PS të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi treguar qytetarëve shqiptarë vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në aktivitet kriminal të grabitjes, të dhunës. Sëfundmi një individ nga Lezha, një farë Anton Frroku, që është një nga profilet më të paimagjinueshme të banditizmit të kësaj proteste, i cili në këto momente që flasim është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes. Sepse vetëm nga këta mund të kesh që ditën në protestë dhe natën në mënyrë barbare dhunojnë bashkëshorten e vet. I bëj thirrje Policisë ta arrestojë këtë person dhe t’ua tregoj këtyre flamengove. 3 punonjës policie janë këto momente të plagosur, të dëmtuar rëndë. Kushdo që tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.
Gjaku i punonjësve të Policisë është gjaku i shtetit. Nazizmi kështu lindi, duke sulmuar Parlamentin. Këta nuk kanë asnjë dallim, pranda qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë dhe jo i ndarë në krah. Këta arritën deri në pikën sa u tremën edhe nga vezët. Protestuesve në emër të Grupit të PS, dua të jem i drejtpërdrejtë. Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale po vjen. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë. Kam besim se qytetaria e flamengove do distancohet nga dhuna e elementëve kriminalë. Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”, tha mes të tjerash Balla./Dosja.al
Besnik Brahimi TIRANË- Identiteti i funksionarit poltik, i cili provokoi qytetarët gjatë protestës së ditës së sotme par...
Pamje TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër dhunën e përdorur nga policia ndaj protestuesve&n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e sotme para Kuvendit, ku qytetarët kërkojnë rrëzimin e qe...
BRUKSEL- Komisioni Evropian është gati të rishpërndajë fondet në kuadër të mjetit të hartuar për të...
Zgjedhjet TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, ku Ilda Zhulali u shpall si...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka replikuar ditën e sotme në Kuvend me deputetin soci...
Ramion Kurti TIRANË- Një protestuese ka qëlluar me vezë deputetin e Partisë Socialste, Ramion Kurti ndërsa po kalonte ko...
Foto ilustruse TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipë...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten,...
Pamje TIRANË- Protesta e lajmëruar nga qytetarët e cila do të zhvillohet para Kuvendit, ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tensionet kan...