Dita e 33-të e protestës! Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, thirrje në kor: Rama, jepe dorëheqjen
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
PAMJE TË RËNDA nga Podujeva/ I plagosuri tenton të ngrihet, autori me armë në dorë e godet me grushte, polici e ne...
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike 2 Korrik, 12:37 Berisha: Përgjaket pr...
Mazhoranca miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, opozita bojkoton seancën 2 Korrik, 12:24 "Në tubime ka...
• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 33-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur një zëri: Arrestoni Ramën, Rama në burg, Berisha në burg, Lironi çunat, Dorëheqje dhe Ju erdhi fundi.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, gjatë fjalës së tij në portestën e 33 para kryeministrisë i ka bërë thirrje kryepolicit Skënder Hita të mbroj qytetarët e tij nga dhuna e efektivëve gjatë protestës. Ahmeti theksoi se policia ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe të veprojë vetëm në bazë të ligjit dhe jo t’i dhunojë.
"Sot do t’ju flas me kompetencën teknike të një ish-oficeri të lartë të Policisë, që e di mirë menaxhimin e turmave. Nëse më dëgjon drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duhet ta dijë që është një njeri që, në bazë të ligjit të këtij shteti, është njeriu më i fuqishëm në këtë shtet.
Ai do të ngelet me shkronja të arta në historinë e vendit, në Shqipërinë e re, nëse mbron popullin e tij. Unë e di shumë mirë, edhe ju e dini, se ai nuk mund të na shpëtojë nga vargonjtë e krimit të organizuar, por ka një shans shumë të madh ta mbrojë popullin e vet vetëm me një rrugë: duke zbatuar ligjin.
Zoti Hita, djali i fisit Hita, mbroje popullin tënd me ligj. Jua them me kompetencën teknike që t’i japë urdhër të gjithë zinxhirit komandues që, në mënyrë kategorike, të mos e tejkalojnë forcën në qoftë se nuk është e nevojshme. Punonjësit e Policisë janë vëllezërit tanë, kolegët tanë, shokët tanë. Ju lutem, më besoni, edhe unë jam një nga ju. Jo dhunës. Në mënyrë kategorike jo dhunë. Ne kësaj klike dhe krimit të organizuar do t’ia hapim varrin me gjilpërë, por jo me dhunë," Krenar Ahmeti./Dosja.al

TIRANË- Një nga protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr.4 paraditen e sotme ka reaguar pas lirimit të tij. Ai shprehet se e gjithë dhuna e ushtruar ditën e sotme i ka forcuar shqiptarëve ndjenjën e solidaritetit, dhe i ka bërë protestuesit të ndjejnë më shumë dashuri për njeri-tjetrin.
Arrestimi sipas qytetarit është i motivuar politikisht dhe aspak i drejtë për një protestë paqësore. Njëkohësisht ai bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të personave të tjerë të shoqëruar.
“Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë. Uji me piper që na ra në lëkurë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri-tjetrin më shumë. Lidhja krah për krah për të shpëtuar njëri-tjetrin na bëri të kuptojmë se të gjithë bashkë do t’ia dalim përballë regjimit.
Ata sot nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve që ishin në protestë, por një pjesë të secilit prej nesh. Thirrje secilit që ka në dorë diçka: lironi çunat! Themelet e Shqipërisë së re do të kalojnë edhe nga komisariatet, derisa ata djem tanë të zëvendësohen me qeverinë e Ramës në qeli”, shprehu qytetari./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës së tij në protestën e 33 para kryeministrisë theksoi se qelitë ku ndodhen protestuesit e arrestuar para Parlamentit duhet të zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama. Ai u bëri thirrje autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar me dhunë.
"Prangat në duart e disave prej nesh na bënë ta duam lirinë më shumë. Uji me piper në lëkurën tonë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri tjetrin më shumë. Nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve. Arrestuan një pjesë të trupit secilit prej nesh. Secilit i mungon një pjesë prej trupit. I bëjmë thirrje secilit lironi çunat. Nga qelitë e komisariatit 3, 1 apo 2 kalon rruga për lirinë e popullit shqiptar. Derisa ato djem tanë ballëlartë të zëvendësohem me ministrat e qeverisë Rama në qeli," tha ai./Dosja.al
TIRANË- Gazetari, Klevin Muka ka lexuar një deklaratë në emër të protestuesve, ku theksoi se një grup protestuesish, teksa po priste në një lokal pranë Parlamentit nisjen e protestës u përball me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të shoqëruar, sipas tij, nga persona të tjerë. Muka u shpreh se më pas pati përplasje, duke bërë me dije se një protestues mbeti i lënduar dhe pësoi thyerje të hundës. Në deklaratën e tij, Muka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të njollosë një protestë që ai e cilësoi si shembullore.
"Siç kemi njoftuar ditën e djeshme njoftuam se do ishim para parlamentit dhe për tju thënë deputetëve se nuk përfaqësoni askënd dhe se çdo seancë duhet të pezullohet pasi populli është në rrugë. Njoftuam qytetarët të pajisen me vezë dhe miell pasi deputetë nuk përfaqësojnë votuesit por krimin dhe kryetarin e partisë. Një grup prej nesh po pritës orën 10 në një kafene. Aty u shfaq papritur ish ministri drejtësisë i akuzuar për blerje votash në Dibër në dosjen184, Ulsi Mmanja së bashku me banditët, protestuesit u dhunuar nga Policia private e Ulsi Manjës njërit prej protestuesve iu thye hunda. Që në këtë moment policia kriminale ishte bërë gati për dhunë. Protesta vijoi normalisht me qytetarë të revoltuar.
Të ulur pranë parlamenti u dhunuan nga policia në mënyrë të menjëhershme dhe jo proporcionale. Policia ndërhyri me dhunë. Me shkopinj gome, spraj. Gaz. Arrestoi shumë qytetarë. Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal iu është sosur durimi. Po tenton që kjo protestë që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment do i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do jemi këtu derisa ti të largohesh. Nëse argumenti është dhuna argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Nuk do dorëzohemi dhe nuk do bëhemi si ju. Ne do vazhdojmë protestën këtej e tutje në mënyrë paqësore si çdo ditë derisa të fitojmë," u shpreh gazetari, Klevin Muka./Dosja.al
TIRANË- Protesta para Parlamentit këtë të enjte u shoqërua me dhunë nga forcat policore ndaj protestuesve. Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas tensioneve të kësaj të fundit duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve teksa theksoi se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.
“Policia që merr urdhër nga Ulsi Manja, Taulant Balla e të tjerë, kjo polici tregon se tani ndodhet para një dileme: t’i shërbejë mafies apo popullit. Policia është e popullit dhe jo e mafies, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm dhe të mos bini pre e provokimeve.
Duhet të ruani qetësinë. Ne do ta rrëzojmë me një revolucion paqësor sezbën Edi Ramën. Prandaj kini durim, se ajo çfarë e vret këtë sistem dhe politikë të kalbur është prania e fëmijëve dhe grave, njerëzve si Flamuri dhe atij zotërisë që u nxor zvarrë sot, Altin Hila, që vjen çdo ditë nga Durrësi me një fëmijë të sëmurë.
Një duartrokitje për të gjithë protestuesit që janë arrestuar sot. Janë provokuar nga bandat mafioze brenda Policisë së Shtetit”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrsë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Qytetarët kanë intensifikuar aksionin e tyre pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë protestës së sotme para Parlamentit dhe gjatë marshimit kanë brohoritur në kor "Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë".
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Luçiana Kolaj ka deklaruar për sjelljen joprofesionale që policia ka treguar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e kësaj të enjte para Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi protestuesit paqësorë.
Ajo deklaroi se pasi u sprucua nga forcat policore me piper në fytyrë nuk iu dha ndihma e parë, dhe u dërgua më vonë në spital nga deputeti Erald Kapri. Njëkohësisht, sipas aktivistes janë edhe disa protestues që u dhunuan në furgonat e policisë dhe janë me sy të nxirë.
“Isha në protestë dhe rastësisht isha në vijë të parë dhe po flisja me policët për dhunën. Njëri prej tyre nxori shishen me piper dhe e hodhi te protestuesit. Efekti ishte i menjëhershëm. Unë nuk çava gardhin e poliisë për të mos provokuar,ata bënë një veprim shumë të dhunshëm dhe hodhën sprai. Duhet të njoftonin sepse kishte gra dhe fëmijë. Më futën në kafe dhe më lanë vetëm. Ambulanca nuk na erdhi në ndihmë, në spital më dërgoi deputeti Erald Kapri.
Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale. Çubat u goditën brenda furgonit të policisë dhe i kanë sytë të nxirë.
Mua nuk më paguan asnjë, kryeministri s’më quan dot mercenare sepse s’kam marrë asnjë lek, kjo tregon nivelin ekryeministrit tonë. Më ka borxh se më ka marrë tokën për t’ja dhënë deputetit të PD-së. Kjo ka qenë protestë që ka marrë përkrahje ndërkombëtare. Uroj që djemtë të jenë mirë. Ka edhe protestues që janë gjuajtur me shkelma nga policia pasi tentuan të largoheshin”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë do të shënojnë sot ditën e saj të 33-të të tubimit. Qytetarët pritet të mblidhen si fillim në shëshin “Skënderbej” për të marshuar më vonë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime.
Sot shënohet dita e 33-të e revoltës qytetare kundër rrëzimit të klasës politike./Dosja.al