Protesta te Kuvendi/ Rama: Doli në pah pisllëku karakteristik i dhunës. Berisha: Narkopolicët dhunojnë protestuesit
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike 2 Korrik, 12:37 Berisha: Përgjaket pr...
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike 2 Korrik, 12:37 Berisha: Përgjaket pr...
Mazhoranca miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, opozita bojkoton seancën 2 Korrik, 12:24 "Në tubime ka...
Çfarë po ndodh? Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura 2 Korrik, 0...
Protesat para Kuvendit/ Rama: Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë 2 Korrik, 08:53 "Tirana ës...
Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.
Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.
Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për:
1. Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
2. Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
3. Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4. Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.
Këto iniciativa ligjore përputhen drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve që protestojnë dhe me shqetësimet e ngritura në Rezolutën e Parlamentit Europian. Për këtë arsye, ato duhej të ishin përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme, pasi trajtojnë çështje me interes të lartë publik.
Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend.
Nga ana tjetër, konstatojmë se godina e Parlamentit është rrethuar me qindra punonjës Policie për të penguar qytetarët të protestojnë. Nëse Parlamenti zhvillon punimet nën rrethimin e Policisë së Shtetit, vetëm me qëllim të shuarjes së zërit të qytetarëve, atëherë ai humbet misionin e tij të përfaqësimit të qytetarëve.
Në kushtet kur mazhoranca vijon të refuzojë shqyrtimin e nismave ligjore të opozitës dhe Kryeministri, së bashku me Qeverinë, shmang sistematikisht llogaridhënien për çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, prania jonë në seancë plenare sot nuk do t'i shërbente mbrojtjes së interesave të qytetarëve, por vetëm do të legjitimonte një proces parlamentar që po zhvillohet në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare./Dosja.al
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten,...
Pamje TIRANË- Protesta e lajmëruar nga qytetarët e cila do të zhvillohet para Kuvendit, ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tensionet kan...
TIRANË- Protestuesit kanë nisur revoltën e e tyre të mbledhur para Kuvendit diten e sotme. Mes thirrjeve të ashpra, ata kan&eum...
Gazmend Paja TIRANË- Aktori i njohur Gazmend Paja ka thyer heshtjen pas sulmeve të fundit publike, duke theksuar se nuk mund të tolero...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestuesit që dalin përditë para kryeministrisë, për të kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish për protestat duke i krahasuar ato me karnavalet e Brazilit. Gjatë një...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për patriotizmin në vend, duke theksuar se nuk është të refuzosh in...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se janë vendosur 15 milionë euro për barnat ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme se rritja e ekonomisë i ka dhënë mundësinë qever...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për bonusin e verës që do të marrin pensionistët. Gjatë fjal&e...