LIVE UPDATES
Sherri mes dajës dhe nipit përfundon në plumba/ 4 të plagosur në Podujevë, e pëson edhe kalimtari, autori në pranga (PAMJE TË RËNDA)
• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të enjte në qendër të Podujevës, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur. • Pas të shtënave, efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa fillimisht u raportua për tre persona të plagosur, të cilët u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, por më pas bilanci u rëndua në katër të plagosur. • Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, bëri të ditur se të plagosurit kanë plagë të rënda, por gjendja e tyre është stabile dhe po iu nënshtrohen kontrolleve dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. • Sipas mediave të Kosovës, të përfshirë në ngjarje janë Fidaim Zejnullahu, Fatlum Zejnullahu, Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, ky i fundit kalimtar i rastit. • Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, deklaroi se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa personi i katërt dyshohet se ishte kalimtar i rastit. • Konkretisht të përfshirë në ngjarje janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre. • Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur të plagosurit ndodhen të shtrirë në tokë. • Në video shihet se njëri prej tyre tenton të ngrihet, ndërsa autori, me armë në dorë, i afrohet dhe e godet me grushte dhe shqelma. • Në ato çaste ndërhyn një efektiv i policisë, i cili arrin ta neutralizojë autorin dhe më pas ta vërë në pranga. • Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
5 artikuj për këtë temë.