Dita e 33-të e protestës! Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, thirrje në kor: Rama, jepe dorëheqjen
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale 2 Korrik, 19:45 ...
PAMJE TË RËNDA nga Podujeva/ I plagosuri tenton të ngrihet, autori me armë në dorë e godet me grushte, polici e ne...
Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike 2 Korrik, 12:37 Berisha: Përgjaket pr...
Mazhoranca miraton ndryshimet në ligjin për SHISH, opozita bojkoton seancën 2 Korrik, 12:24 "Në tubime ka...
I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjen e gazetares së DW, e cila e pyeti nëse privatizimi i hapësirës publike është një çmim që qeveria është e gatshme ta paguajë për transformimin e vendit. Në përgjigje, Rama iu drejtua ashpër gazetares, duke i thënë se pyetjen po e bazon mbi një gënjeshtër, pasi nuk ka privatizim të hapësirës publike. Gjatë intervistës, Rama u ndal edhe te ndikimi i algoritmit, për të cilin tha se algoritmi pëlqen skandalet dhe nuk i pëlqen paqja dhe dashuria.
I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve. Ai deklaroi gjithashtu se dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion, duke theksuar se mandati i tij është për të përmbyllur procesin e negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pjesë nga intervista:
DW: A është privatizimi i hapësirës publike një çmim që jeni të përgatitur ta paguani për këtë transformim?
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Kjo është një tjetër gënjeshtër që po thuhet shpesh dhe është bërë fakt, të cilin ju tani po e përdorni për të ngritur një pyetje, sepse nuk ka privatizim të hapësirës publike. E thjeshtë! Nuk ka! Është gënjeshtër.
DW: Ju mund të garantoni që të gjithë do të kenë qasje…
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk është se mund ta garantoj. Jetojmë në një qytetërim, i cili që nga koha e romakëve ka marrë një vendim shumë të thjeshtë: Kushdo që bën akuza duhet të japë prova. Ju jeni gazetare, apo jo? Dhe jeni këtu për të informuar audiencën tuaj. Dhe pyetja juaj bazohet në një gënjeshtër. Dhe më pyesni për "garanci", ndërsa duhet të më tregoni se ku është privatizimi dhe ku është ndonjë e dhënë që keni gjetur që ju shqetëson se do të ketë privatizim të tokës publike. Nuk do të ketë! Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë.
DW: Në vitin 2024, ligjet e Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit u ndryshuan me qëllim hapjen e rrugës për turizmin e hoteleve luksoze. Dhe kjo është diçka që i ka shqetësuar njerëzit në Shqipëri, së bashku me shqetësimet e tyre për mungesën e konsultimit publik. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Unë mendoj se, përsëri, faktet janë shumë të rëndësishme. Por përsëri, faktet lihen mënjanë. Sepse po, ne kemi bërë ndryshime në ligj. Por a e dini çfarë? Ne nuk e ndryshuam thelbin e ligjit dhe ndryshimet tona nuk janë në shkelje të standardeve dhe kritereve europiane, të cilat do të sigurohemi që të verifikohen përmes një procesi që ka të bëjë me negociatat tona. Pra, përsëri, paragjykimet nuk janë argumente dhe insinuatat nuk janë fakte. Dhe faktet janë e vetmja gjë që kam. Nëse keni fakte për të sfiduar faktet e mia, ju lutem m’i sillni. Por nëse keni paragjykime dhe nëse keni beteja ideologjike për të bërë me Trump dhe nëse keni gjëra të tjera në mendje, jeni të lirë t'i keni ato, por unë nuk mund t'ju ndihmoj me përgjigjet e mia.
DW: Në fjalimin tuaj ju folët për zemëratën digjitale. Ju shpikët fjalën "angerithm". Dhe gjithashtu folët për përvojën shumë pozitive të qeverisë suaj me përdorimin e AI-së, duke përfshirë edhe futjen në punë të një ministreje që është edhe vetë një algoritëm i Inteligjencës Artificiale. Nëse jemi në një situatë ku kemi përdorim të mirë algoritmik dhe atë që ju e keni quajtur përdorim të keq algoritmik - ose edhe përdorim të rrezikshëm algoritmik - ku na çon kjo? A na çon kjo në një situatë kontrolli qeveritar të algoritmeve?
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk ka një gjë të tillë, pra përdorim të mirë algoritmik, sepse algoritmit nuk i pëlqen e vërteta e mërzitshme. Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat argëtuese. Algoritmi nuk i pëlqen nuancat. Algoritmit i pëlqen skandali. Algoritmit nuk i pëlqen paqja dhe dashuria. Algoritmit i pëlqen zemërimi dhe frika. Sepse është natyra njerëzore që tërhiqet më shumë nga të gjitha këto. Dhe nuk është puna ime të them se si mund të zgjidhet kjo, në një shoqëri demokratike, si Europa. Por mendoj se Europa dhe bota demokratike po bëjnë një gabim, që një ditë mund të jetë arsyeja e fundit të demokracisë, e cila është pranimi i lirisë së “reach”, si një zgjatim i lirisë së fjalës. Liria e “reach” (shtrirjes) nuk është liri e fjalës. Liria e shtrirjes është ajo që diktaturat kishin si armën e tyre më vdekjeprurëse kundër lirisë. Të hyjnë në tru dhe të mbjellin atje të vërtetën e tyre, duke shtypur çdo të vërtetë tjetër. Algoritmi nuk ka nevojë të shtypë me polici sekrete ose me gjyqtarë të kontrolluar. Algoritmi shtyp përmes mbytjes dhe përmes amplifikimit. Duke amplifikuar gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën. Çdo studim thotë se ajo që shpërblehet në mediat sociale janë gënjeshtrat. Ajo që pranohet më pak, është e vërteta./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur rreth protestave që po mbahen pr...
Nicolae Ștefănută TIRANË- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ash...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar lidhur me dhunën që ...
pamjet TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e ushtruar sot nga Policia e Sh...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socia...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka dënuar ashpër episodet e dhunës të regjistruara gjatë pr...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruar...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetet sociale dhe pakënaqësitë që qytetarët shprehin aty për ...
Artan Luku TIRANË- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mo...