LIVE UPDATES
Politike

"Në gjendje lufte me narkoregjimin!" Blushi: Partia e Lirisë nis takimet derë më derë, ndezim motorët për fitoren e opozitës në vitin 2025

Gjithashtu ai tha se qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila, sipas tij, sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga narkoregjimi.

9 Nëntor 2024, 14:19 Nga M.B
"Në gjendje lufte me narkoregjimin!" Blushi: Partia e Lirisë
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me Shtabin Drejtues të Njësisë Nr.5 Tiranë të kësaj force politike. Blushi tha se Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme dhe në një gjendje lufte me atë që ai e quan'narkoregjim'. Ai shtoi se pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, sipas tij, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Blushi tha se "rrëmbimi terrorist" i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij, por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë. Gjithashtu ai tha se qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila, sipas tij, sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga narkoregjimi.

Po ashtu Blushi tha se të gjithë kanëpër detyrë t’i prezantojmë derë më derë, jo vetëm njësinë Nr.5, por në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus. Ai tha se duhet të shumfishojnë përpjekjet e tyre  dhe të intensifikojnë aksionin në terren në këtë luftë pa kompromis, siç e cilësoi. 

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PL, TEDI BLUSHI:

Faleminderit për të gjithë ju drejtuesit kryesorë dhe qëndrestarë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, për të gjithë kontributin që po jepni në këto ditë të vështira jo vetëm për Opozitën, por për të gjithë vendin.

Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë lirinë, Shtetin e së Drejtës dhe të drejtat e njeriut jo vetëm në gjysmën e shtypur të Europës, por vecanërisht edhe në vendin tonë që ka përjetuar një nga diktaturat më të egra të Kontinentit, ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri.

Për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe sigurisht edhe nga Narkodrejtësia në shërbim të tij, që sot janë shndërruar në armikun kryesor dhe më të egër të lirive, të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, përgjegjëset kryesore të vrasjes së shpresës së qindra e mijëra shqiptarëve që vijojnë edhe sot të largohen nga vendi.

Sikundër e theksuan edhe kolegët e mi të nderuar, Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme. Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme.

Mafia në pushtet çdo ditë vazhdon të minojë interesat kombëtare dhe publike duke marrë peng edhe të ardhmen europiane të vendit, të të rinjve dhe të rejave që siç e theksova, shohin të vetmen shpresë largimin nga vendi. Sot Partia e Lirisë ndodhet nën një agresion të pashembullt, nën një terror dhe sulm të pabesë nga ky regjim kriminal, nga kjo juntë sorosiane, që ka instaluar Edi Rama edhe me ndihmën e Narkodrejtësisë.

Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë. Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi. Përgjigjia jonë e vetme në këtë situatë, duhet të jetë vetëm përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar në terren.

Partia e Lirisë pavarësisht dëmeve kolosale që ka pësuar në të kaluarën e afërt, nga akti skandaloz i djegies së 19 mandateve, nga fryma e nepotizmit dhe për fat të keq, deri edhe në marrjen peng të disa prej ish-drejtuesve tanë nga SPAK dhe regjimi, me vendimet shumë të drejta të marra në Konventën historike të 27 Prillit e ka nisur prej muajsh riorganizimin e saj kapilar nga organizata më e thjeshtë bazë në fshatin më të largët të vendit me qëllimin e vetëm për të dalë shumë herë më e fortë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ju ftoj të gjithëve të mos humbim asnjë minutë kohë, por të vazhdojmë me qëndrestarët dhe patriotët e vërtetë të mbrojnë me çdo çmim dhe sakrificë dhe të luftojmë edhe më ashpër për kauzat tona dhe interesin kombëtar. Nuk ka sot shqiptar që nuk e kupton se e vetmja arsye pse është izoluar me këtë masë ekstreme Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, President i Partisë së dytë opozitare në vend dhe ish-President i Republikës është një shërbim i neveritshëm që Altin Dumani dhe SPAK i bën sot Narkoregjimit të Edi Ramës në mënyrë që të sundojë në kurriz të shqiptarëve edhe për një mandat tjetër.

Ndaj unë sot ndaj me ju krenarinë tonë të përbashkët, që më shumë se kurrë jemi solidarë dhe në mbështetje të palëkundur me Presidentin e burgosur politik të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili edhe pse i izoluar po lufton me bindje dhe me vullnet edhe më të fuqishëm se më parë për të bashkë me ne rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet, i vetmi Narkoshtet në historinë e Europës, sepse ky Kontinent nuk ka njohur kurrë më parë një Shtet të drejtuar dhe të kapur për fyti nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët e drogës.

Presidenti Meta është sot në burg politik për shkak të bindjeve të tij, të vullnetit dhe qëndrimeve të palëkundura, parimore, institucionale dhe politike si dhe të kërcënimit që përfaqëson për këtë regjim mafioz që ka si të vetmen agjendë kryesore shpopullimin e vendit dhe zhbërjen e identitetit kombëtar dhe cënimin e interesave kombëtare siç është edhe shitja e qëllimshme e Detit, një tradhëti Kombëtare apo sic është shitja e çështjes së Kosovës nëpërmjet projektit të ndryshimit të kufijve të Kosovës apo siç e kemi parë të gjithë mbështetjen e Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur” që nuk ka patur asnjë qëllim tjetër vetëm zhbërjen e Kosovës.

Jam krenar që sot bashkë me ju drejtuesit me integritet dhe patriotë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5 dhe sigurisht bashkë me të gjithë drejtuesit tanë në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, jemi më të vendosur se kurrë për të shumëfishuar përpjekjet tona për të çuar përpara kauzat tona shumë të drejta dhe kombëtare. Siç me të drejtë ka theksuar së fundmi edhe Presidenti Meta, kjo është maratonë dhe ne do ta fitojmë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo bandë që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as Konventa Europiane të të drejtave të njeriut dhe as llogaridhënie.

Partia e Lirisë do të jetë gjithmonë një kështjellë e patriotizmit dhe interesit kombëtar dhe do të mbetet një kështjellë e madhe për të gjithë patriotët e vendosur në mbrojtje të sovranitetit të popullit shqiptar dhe të shtetit tonë, si edhe kundërshtare më e ashpër dhe më të vendosur përballë Narkoregjimit sorosist. Ndaj nga kjo betejë, unë jam i bindur se ne do të dalim shumë më të fuqishëm, por tani kryefjala mbetet organizimi në terren. Është koha të organizohemi shumë fort, shumë herë më shpejt si dhe të intensifikojmë shumëfish aksionin tonë politik.

Të gjithë kemi për detyrë t’i prezantojmë derë më derë, jo vetëm njësinë Nr.5, por në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus, sepse jam i bindur se orteku i fitores në Tiranë dhe Ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga Njësia Nr.5. dhe se ky Ortek, shpejtësia e të cilit vetëm rritet do të çlirojë shumë shpejt edhe Shqipërinë një orë e më parë nga kjo tirani që prej 11 vitesh i ka marrë frymën duke e renditur vendin tonë në të gjitha rekordet më të zeza sa i përket korrupsionit, rryshfetit, mungesës së Shtetit ligjor, lirisë së fjalës apo degradimit dhe pikjatës që ka marë ekonomia e vendit.

Fitorja jonë e sigurt dhe e padiskutuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë fitorja e qytetarëve, sepse për ne, si forcë politike dhe patriotike ,të parët janë qytetarët. Ne kemi një alternativë konkrete të mirëqeverisjes, nëpërmjet 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus nga të cilat fitojnë të gjithë shqiptarët sepse nëpërmjet tyre ne u japim mundësinë reale, të prekshme, për të jetuar me dinjitet dhe në mirëqenie në Atdheun e tyre. Partia jonë është shumë e qartë me 5 prioritetet kryesore të politikave.

1. Ndalimi i shpopullimit të vendit, që prek
çdo familje shqiptare;
2. Rritja e pensioneve dhe pagave, që
ndihmon çdo familje shqiptare;
3. Investimi në arsim dhe kapital njerëzor,
që është garancia për të ardhmen e këtij
vendi;
4. Bujqësia, ushqimi dhe reduktimi i kostos
së jetesës;
5. Shqipëria eksportuese e energjisë;

5 prioritetet tona janë vërtet ambicioze, por edhe shumë reale për t’u arritur, sepse ne jemi më të vendosur se kurrë për ta vendosur qytetarin si përfituesin e vetëm direkt të rritjes ekonomike dhe në qendër të politikave tona.

Ndaj ne duhet të shumfishojmë përpjekjet tona, të intensifikojmë aksionin tonë në terren në këtë luftë pa kompromis kundër këtij Narkoshteti dhe kundër të gjitha atyre politikave antisociale, që janë ndërmarë këto 11 vite, në mënyrë që të garantojmë jo vetëm përmbysjen dhe ndryshimin e shumëpritur , por edhe për t'i rikther Shqipërisë atë dinjitet dhe mirëqënie që meritojnë të gjithë shqiptarët. Ndaj ju falenderoj edhe njëherë për të gjithë angazhimin tuaj dhe për shembullin e vecantë që jepni në këtë situatë të vështirë por që siç e thashë do të përmbyllet me fitoren tonë të padiskutueshme.

tedi blushi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari