LIVE UPDATES
Politike

"Në selinë e PS ishin përgatitur për të festuar fitoren e Harris"/ Berisha: Triumfi i Trump ishte fat i madh për familjen shqiptare

Berisha gjithashtu u shpreh se natën e zgjedhjeve, në selinë e PS, ishin përgatitur pët të festuar fitoren e Kamala Harris, por pas rezultateve dolën të dëshpëruar. 

9 Nëntor 2024, 13:01 Nga E. D
"Në selinë e PS ishin përgatitur për të festuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundër planeve të Xhorxh Soros që kërkon të shkatërrojë familjen tradicionale. Berisha gjithashtu u shpreh se natën e zgjedhjeve, në selinë e PS, ishin përgatitur pët të festuar fitoren e Kamala Harris, por pas rezultateve dolën të dëshpëruar. Më tej ai tha se familja është familje dhe do bëjmë gjithçka për mbështetjen e saj dhe konsolidimin e saj. 

"Ishte një fat i madh për familjen shqiptare triumfi i Donald Trump. Unë mund t’u them shqiptarëve se natën e zgjedhjeve, në selinë e PS, qeveritarët, ministrat, kishin futur arkat e shampanjës dhe kishin mbushur tarracën me arka fishekzjarrësh, të sigurt se edhe pollet e Ramës tregonin se e ka të sigurt fitoren Kamala Harris, dhe kur i kanë parë qytetarët të dalin në orën katër të mëngjesit kokëvarur, fytyrënxirë, të dëshpëruar se prisnin ndonjë lidhje Skype me Aleksin në momentin e triumfit të zonjës Harris, pra, ajo natë i dha një përgjigje të merituar.
Por PD zotohet për ligje më të forta për sigurinë e familjes.

Të harrojë kush se mund të përdorë terma Prind 1 dhe Prind 2 apo se mund të imagjinojë praktika të ndryshimeve gjinore, të ndërhyrjeve në identitetit e qenieve njerëzore në Shqipëri. As edhe ato që i sollën në parlament për të krijuar fermat e fëmijëve të tretë me atë praktikë që sollën Edi Rama dhe Erion Veliaj në parlament. Këto marrin fund. Familja është familje dhe do bëjmë gjithçka për mbështetjen e saj, konsolidimin e saj. Kështu që edhe në këtë kontekst, nuk qe vetëm ekonomia ajo për të cilën amerikanët votuan Donald Trump, por qe edhe agresioni që iu bë nga ekstremizmi i majtë, nga doktrina marksist-leniniste. Kur them kështu, ndokujt mund t’i duket çudi, se propaganda amerikane e ka mbuluar këtë, por iu sugjeroj të gjithëve që cilido që e merr të rëndë termin leninist, apo shpallja leniniste e ‘Woke Culture’ le të lexojë për rrymën kulturore bolshevike që shpërtheu pas revolucionit të tetorit në Rusi.

Mos harroni se gjatë diktaturës, qarkullonte si thashethem retushimi që iu fotografive të së shkuarës, dhe kjo sigurisht krijonte te ne një përshtypje neveritëse, por të njëjtën gjë bëri edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.
Yuri Kim kremtoi në mënyrën më të shëmtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane duke fshirë fotografitë e atyre që ishin promotorët e këtyre marrëdhënieve, sikur të ishin nazistë. Solla këtë shembull të Yuri Kim për të theksuar se çfarë përfaqësimi të fortë arriti ‘Woke Culture’, ky rikthimi i projekt-kultit të leninizmit.
Dhe këto morën fund, kështu që pa diskutim rrezatimi kulturor marksist-leninist merr fund. Do jenë vlerat ato që do prevalojnë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet