LIVE UPDATES
Politike

Ndreca i pandehur nga SPAK/ REL: Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të partisë në pushtet në Shqipëri

Prokuroria tha se pasi përfunduan hetimet ndaj Ndrecës, ai u njoftua të premten përmes avokatit të tij se ngarkohet me veprën penale, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike.

25 Tetor 2024, 19:18 Nga M.B
Ndreca i pandehur nga SPAK/ REL: Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të
Plarent Ndreca

TIRANA- Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të partisë në pushtet, Partia Socialiste, Plarent Ndreca, për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë. Prokuroria tha se pasi përfunduan hetimet ndaj Ndrecës, ai u njoftua të premten përmes avokatit të tij se ngarkohet me veprën penale, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike. Ky rast ka të bëjë me kohën kur Ndreca ishte sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë në vitin 2019.

Prokuroria e akuzon atë se ka bërë shkelje në tenderin për rindërtimin e katër ndërtesave të komisariateve të policisë në vend, nga të cilat u realizuan vetëm dy. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në vend, ngriti kallëzim penal ndaj Ndrecës dhe disa zyrtarëve të tjerë më 2019, duke i akuzuar se kishin lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për rindërtimin e komisariateve të policisë së Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij numër 4 në Tiranë, duke cenuar barazinë e pjesëmarrësve në tenderë.

Ndreca mund të dënohet me burgim deri në tri vjet, nëse shpallet fajtor për këtë vepër, sipas Kodit Penal të Shqipërisë. KLSH tha se kishte zbuluar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Në këtë rast është marrë në pyetje më herët nga SPAK edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndreca mori mandatin e deputetit në janar të këtij viti, pasi zëvendësoi Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministrin e shpallur në kërkim për disa vepra penale. Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ndrecës, ka reaguar Partia Demokratike në opozitë. Kreu i grupit të deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi, tha se Ndreca ka “gënjyer publikisht”, pasi më herët ka deklaruar se nuk ka qenë nën hetim nga SPAK.

"Për këtë nevojiten zyrtarë publikë si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet”, tha Bardhi.

SPAK ka njoftuar se do të publikojë më shumë hollësi për këtë çështje. Ndreca ka mbajtur disa poste të rëndësishme në administratën publike prej vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm në ministritë e Arsimit, të Mjedisit dhe të Punëve të Brendshme./ REL

plarent ndreca

Sondazh

Poll
Politike 25 Tetor 2024, 17:08 Gjergj Erebara

BIRN: Rasti Ndreca si simbol i antishtetit

Foto ilustruese TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të prote...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!