Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi të premten të zëvendësojë 12 drejtorë të bashkisë, duke kryer ndryshime në institucione të rëndësishme vendore, sipas një informacioni të shpërndarë në media.
TIRANA- Ndryshimet prekin drejtoritë që menaxhojnë sektorë me rëndësi për kryeqytetin dhe vijnë në një moment kur shumë ish-drejtues apo drejtorë aktualë të kësaj bashkie po përballen me akuza për korrupsion. Akuzat kryesore për korrupsion lidhen me të ashtuquajturën “Dosja 5D,” e cila çoi në arrestimin e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, dy drejtues jetëgjatë të bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj. Ata akuzohen për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash.
Gjykata e Posaçme vendosi masa sigurie në prill të këtij viti edhe për disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të akuzuar për manipulim tenderësh. Me ndryshimet e reja, duket se kryebashkiaku Veliaj ka riformatuar pothuajse të gjithë ekipin e tij duke ndryshuar drejtimin e 12 drejtorive, pa dhënë një argumentim publik për këtë vendim.
Në krye të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve do të shkojë Elda Muçi, e cila zëvendëson Elton Kacidhen, i cili po përballet gjithashtu me hetime nga Prokuroria e Posaçme për përfshirjen në dosjen 5D. Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë Toni Beni, në Ndërmarrjen e Rrugëve dhe Ndriçimit – Piro Sinjari, në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit – Blerta Dardha, Tirana Parking – Flavio Barçi, në menaxhimin e Qytetit Studenti – Renato Pashollari, ndërsa Kopshti Zoologjik do të drejtohet nga Ervis Rrahmani.
Veliaj ka ndryshuar gjithashtu drejtorët e dy qendrave sociale dhe drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli.” As zyra e shtypit e Bashkisë dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk iu përgjigjën pyetjes së BIRN-it për arsyet e këtyre ndryshimeve deri në publikimin e këtij shkrimi.
Duke marrë shkas nga akuzat e ngritura nga prokuroria për korrupsion ndaj ish-drejtuesve të bashkisë, opozita ka nisur një valë protestash të përjavshme para godinës së bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj dhe duke e bërë atë përgjegjës direkt për aferën korruptive “5D.”/ BIRN
Foto ilustruese TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të prote...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet soicale ku akuzon kreun e SPAK, Altin ...
Lefter Koka TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundër...
Foto ilustruese TIRANA- Është shtyrë seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit pasi mësohet se palët ndodhen në s...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e tij me gazetarët përmendi edhe takimin e kryeministrit Edi R...
plarent ndreca TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me marrjen të pandehur të deputetit të Partisë Socialiste, Pl...
Berisha në konferencë TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka theksuar se fondet e buxhe...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku e nisi fjalë...
Çim Peka TIRANË- Gazetari Çim Peka ka zbuluar një bisedë që ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Baton Hax...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi rritje të pensioneve, nëse Partia Demokratike vjen n&eu...