Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ky është një makinacion politik.
TIRANË- Dërgimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave për gjykim në Kushtetuese, është një vendim që Rama nuk e ka pritur mirë. Madje e përmendi edhe në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ky është një makinacion politik.
"Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh. Goditja në Gjykatë Kushtetuese e një vendimi qeverie, në zbatim të një ligji të kaluatr në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit, nga ndërtues. Këta në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur ndërshtimin final. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve Që një vendim i tillë qeverie të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie që do përkthehet në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm është një kulminacion i ri që i ilustron më së miri ata më parë. Si mund të vetë dijësohemi se jo çdo konflikt duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese? Si mund të evitojmë që ti drejtohemi GJK për të tejzgjatur konfliktet. Për ta thënë me fjalët e Rolling Stones është vetëm këngëtari dhe jo kënga,"- tha Rama.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Nuk mundem ta shmang dot, me gjithë përpjekjen, një eveniment të ri të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi në këto 30 vite që nuk është absolutisht e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja në Gjykatë Kushtetuese nga parti politike e një vendimi qeverie, e një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që, në pambajtësinë e tyre, e kanë bërë të pamundur mos ndëshkimin përfundimtar.
Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese, është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje shkelje haptazi të ligjit të një natyre krejt të veçantë, të mishëruara në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm, ky është një kulminacion i ri që e ilustron edhe më së miri sesa kulminacione të mëparshme, ato që po përpiqesha të thosha.
Pikëpyetja legjitime që ngrihet është se si mund të vetëdijesohemi reciprokisht, se jo çdo konflikt i natyrës politike dhe i natyrës sociale, duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese apo nga ana tjetër, si mundet të evitojmë që duke iu adresuar Gjykatës Kushtetuese për shumë gjëra të cilat në vendet normale zgjidhen në rrugë të tjera, të mos kontribuojmë dhe të mos e vëmë Gjykatën Kushtetuese në pozitë të kontribuojë për të tej zgjatur mahisjen e konflikteve.
Kushtetuta është e të gjithëve. Ajo nuk është gardhi i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse kësaj të fundit i takon ta bëjë atë sa më të aksesueshme, të gjithë pranuar dhe të mirëkuptuar. Për ta thënë me fjalët e “Rolling Stones”, Gjykata Kushtetuese është veç “the Singer, not the Song”.
Kushtetuta ka sot një armatë të tërë mbrojtësish, duke filluar nga shtetasi i zakonshëm, tek kreu i Shtetit, pa harruar shoqërinë civile, botën akademike, angazhimet e institucionet e ndryshme multilaterale të politikës ndërkombëtare.
Gjetja e ekuilibrit politik dhe social pa uzurpuar kurrsesi roli i ligjvënësit, evidentimi i kufijve të ndërveprimeve institucionale aty ku ato zbehen apo bëhen të padukshme, mbrojtja e individit përballë forcës potencialisht cënuese të tejkalimit të së drejtës kushtetuese të autoriteteve, janë një sfidë vetëkontrolli, vetëpërmbajtjeje dhe legjitimiteti nga Ana e Gjykatës Kushtetuese.
Zbatimi i reformës në drejtësi po na dëshmon të gjithëve qartë e dhimbshëm, se sa i leqendisur është një sistem që nuk arrin të ketë gjyqtarë të pavarur me integritet dhe profesionalizëm. Këto cilësi kërkohen sot me një ngulm thuajse të dëshpëruar tek gjyqtarët që po zgjidhen sipas një sistemi të ri vlerësimi. Por të gjithë jemi, besoj gjithnjë e më të vetëdijshëm teksa ndjekim me shumë shpresë por edhe me pak shqetësim jetësimin e reformës në drejtësi, se kur thotë popullit “Kjo punë nuk është me inat por është me takat”.
Këtu dua të sjell edhe në nderim, në këtë 30 vjetor, një emër që ju të gjithë e njihni, ai nuk është më mes nesh, Jusuf Vrioni, një ndër shqiptarët më të kulturuar dhe padyshim një ndër juristët më të ditur që kanë kaluar në këtë vend, me të cilin kam pasur privilegjin të kem një raport shumë miqësor dhe të cilin e kujtoj përditë e më shumë, realisht përditë e më shumë, qëkur ka kaluar reforma në drejtës.
Jusuf Vrioni ishte një i përndjekur politik, i torturuar kafshërisht në burgjet e regjimit komunist, i izoluar për shumë vite dhe padyshim, ishte dikush që mezi e priste fundin e atij regjimi dhe në një nga bisedat e shumta pas rënies së regjimit, në vitin ’91 e pyes, “Jam unë gabim apo nuk më dukesh aq entuziast sa të takon për ardhjen e demokracisë”.
Jusufi qeshi dhe tha “Nuk ka ardhur demokracia, ka ardhur liria. Tani fillon përpjekja që të vijë demokracia”.
Natyrisht, sot do ta kisha kuptuar menjëherë. Atëherë mu desh ta ri pyes ca do të thotë kjo. Më tha “Unë jam shumë i lumtur që ndryshe nga shumë bashkëvuajtës të mitë që ikën pa e parë, unë e pashë dhe mund ta përjetoj fundin e atij regjimi. Ti e di që mu desh shumë kohë. Shpresoj që ti të arrish ta shohësh, siç arrita unë e ta kesh jetën mjaftueshmërisht të gjatë për ta përjetuar demokracinë”.
U hutova dhe më shumë dhe ai më tha “Liria është mundësia për të zgjedhur, mundësia për tu zgjedhur, mundësia për të shkruar ligje duke debatuar në parlament, mundësia për të bërë atë që do dhe për të thënë atë që mendon kurse demokracia është gjykatë dhe gjykatës. Për të pasur demokraci, gjykatësit nuk mjafton të mos jenë komunistë, nuk mjafton as të jenë të ndershëm dhe as të pavarur por duhet të jenë dhe të aftë”. Që do të thotë që jo vetëm duhet të kenë integritet moral por edhe profesional dhe anasjelltas. Integriteti moral t’i ndihmojë që në vijimësi që të kuptojnë që profesionalisht përsosja nuk ka fund.
Një gjyqtar është aq i pavarur dhe më aq integritet moral dhe profesional sa e lejon formimi i tij intelektual dhe social, si rrjedhojë një gjykatë është aq e pavarur dhe e aftë sa gjyqtarët e saj. Citoj këtu: “Një kulturë e përgjithshme e shëndoshë, e depërtueshme nga debatet e mëdha të shoqërisë dhe jo vetëm të politikës, e hapur ndaj prurjeve të reja të mendimit, e guximshme në artikulimin e argumenteve, duke gjetur forcën e saj më të lartë shprehëse në fuqinë, bukurinë dhe saktësinë e një gjuhe amtare të mirë zotëruar, e ndjeshme ndaj interesit të përgjithshëm dhe interesave eprore të vendit, është brumi kryesor dhe kriteri numër një për pasur një Gjykatë Kushtetuese”.
Ministrja TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku akuzoi opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është nda...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri teksa fliste për 30-vj...
Tritan Shehu dhe Taulant Balla TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE për raportin e Dick Marty-t, u bë temë debati n&eum...
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Në nisje të seanc&eu...
Olta Xhacka Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhaçka është kthyer në vatër e paligjsh...
Foto ilustruese TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të bash...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit. Beri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka disa përgjigje për pedagogët. Pak orë para nisjes së protestës kombëtare ...
Olta Xhaçka TIRANË- Në Tiranë, Këshilli parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin i përcolli sot Kuvendit dy raporte pro...