LIVE UPDATES
Politike

30-vjetori i themelimit të Kushtetuesës, Rama: Ambasadorët e huaj komentojnë vendimet e gjykatave, s'ua këshilloj!

Por gjithashtu, numri një i qeverisë që në nisje të fjalës së tij lëshoi një kunjë, por edhe pse nuk përmendi emër, indirekt shigjetoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

20 Tetor 2022, 10:19 Nga k.m.
30-vjetori i themelimit të Kushtetuesës, Rama: Ambasadorët e huaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri teksa fliste për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetese. Në fjalën e tij para të gjithë të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave për pushtetin gjyqësor. Por gjithashtu, numri një i qeverisë që në nisje të fjalës së tij lëshoi një kunjë, por edhe pse nuk përmendi emër, indirekt shigjetoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

"Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të vecantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzinin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çkla për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme. Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kerkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua. Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa i imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht per vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe me pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen pulbikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës. Sot kremtohet 30-vjetorit i Gjykatës Kushtetuese. Pas një periudheje tejet të gjatë, shqipëria u pajis me Gjykatë Kushtetuese, para se t'i jepte vetes një kushtetutë, të miratuar dhe të bekuar prej votës së popullit. Në zallamahinë e viteve të para duke synuar demokracinë. GJK mori barrën e një ideje, horizonti, ndonëse në një vetmi absolute. E pamësuar me bazat e reja. Për të mos folur më pas me bazat e të drejtave themelore, garantimi i të cilave ishte sfidë. Kushtetueshmëria, shteti i të drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, të tilla nocione do të bëheshin nënshkruesi i jetës politike. Shumë më tepër si trupa të rinj sesa si organizimi i jetës institucionale. Kështu hyri në jetën tonë të re "gogoli" apo "rojtari i kushtetuetës". GJK u rrah me vaj dhe me uthull. Pavarësisht tendencave, falë GJK ne kemi sot një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve, një pavarësi të pushtetit gjykqësor. Një qëndrueshmëri të sistemit juridik. E kështu me rradhë. Si një i verbër që ecën këmbadorazi, edhe GJK eci në një xhungël. Ndaj dhe sot përgjatë qënies së saj 30-vjeçare, GJK është një ngrehinë me dritë dhe me hije,"-tha në fjalën e tij Rama. 

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Gjykata Kushtetuese përkujton sot 30 vjetorin e themelimit të saj. E kremte padyshim e rëndësishme, aq e rëndësishme, sa e keni parë të udhës të bëni pjesë të saj edhe autoritetet më të  larta të shtetit, përfshirë edhe mua si Kryeministër. E vlerësoj këtë ftesë ndaj edhe erdha, duke ju kërkuar ndjesë që nuk do të mund të qëndroj më gjatë se fjala, për një arsye që kryetarja e di, dhe ju falënderoj për ftesën, me një nuancë të vogël: duke më kërkuar fjalë përshëndetëse, më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë dhe një sfide disi të veçantë.

Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena jo e zakontë: Kreu i pushtetit ekzekutiv, përpara një plateje juristësh e gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor, pa harruar edhe veshët e  sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj – madje kanë edhe një luks e veçantë, që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e për ne, autoritetet e këtij shteti, nuk është hiç e këshillueshme, lëre më pastaj e imitueshme.

Një fjalim përgëzues dhe linear këtu, siç e kërkon deri diku rasti e siç e këshillon tradita, mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua, një fjalim kritik, mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu që edhe këtij “kurthi” joshës në fakt, do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës.

Sot kremtohet, po përsëritëm, 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese. Në të vërtetë, ngjarja është më domethënëse se kaq. Në sytë e mi, çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale. Pas një periudhe tejet të gjatë ndrydhjeje totalitare, Shqipëria u pajis me një Gjykatë Kushtetuese përpara se t’i jepte vetes një Kushtetutë formalisht të kodifikuar, të miratuar si themel i shtetit të ri përmes procedurave e instrumentesh të kolauduar dhe falë konsensusit të bashkësisë politike, të bekuar prej votës së popullit.

Në zallamahinë e viteve të para të kalimit nga diktatura në liri duke synuar demokracinë, Gjykata Kushtetuese mori barrën e të konceptuarit të kushtetutshmërisë si vlerë universale, si ide dhe si horizont, ndonëse në një vetmi absolute, e zhveshur nga çdo traditë pararendëse, nga çdo instrument juridik shtrëngues dhe përbashkues dhe e pamësuar me bazat, për te mos folur pastaj për sofistikimet e të drejtave dhe lirive themelore, garantimi i të cilave ishte dhe mbetet çelësi i legjitimitetit të saj.

Pikërisht atëherë, në leksikun shumë modest politiko-juridik të kohës u shtuan disa terma dhe institute krejt të panjohura nga shumica, por jetike për ngritjen e qëndrueshme të demokracisë në vend: kushtetutshmëria, shteti i së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore e kështu me radhë. Të tilla nocione do të bëheshin filli përshkues i jetës politike, institucionale dhe publike shqiptare, shumë më tepër si trupa të rinj në tërësinë e arsenalit e diskursit publik, se sa si mishërim i organizimit të jetës institucionale dhe veprimtarisë politike.

Kështu hyri në bashkëjetesën tonë të re demokratike edhe një lloj “gogoli”, “rojtari i Kushtetutës”, siç nisi të etiketohej paksa frikshëm Gjykata Kushtetuese.

Ende pa u kthyer në një burim dytësor të së drejtës, ajo u shndërrua në mishërimin e saj, u bë vetë Kushtetutën e pashpallur dhe në shkrim e sipër. Deri sa të përftonte një fizionomi të përshtatur me misionin e saj themeltar dhe si shëmbëlltyra e rolit garantues që i takon, Gjykata Kushtetuese u rrah me vaj e me uthull gjatë një tranzicioni padevotshmërisht delirant.

Iu desh të ishte “roja” e një kushtetute që nuk ekzistonte dhe më pas të bëhej “truproja” e një Kushtetute që sapo kishte nisur të belbëzonte.

Megjithatë, pavarësisht tendencave të pa munguara deformuese për interesa politike e pragmatiste, falë Gjykatës Kushtetuese sot kemi një traditë të re dhe dinamike të ndarjes së pushteteve; një jetë parlamentare me rregulla pak a shumë të pranuara; një pavarësi të pushtetit gjyqësor që vazhdon të manifestohet edhe në formën e arbitraritetit, po jo më në atë të nënshtrimit ndaj pushtetit; një qëndrueshmëri të, pak a shumë,  sistemit juridik dhe gjithashtu një mbrojtje të pak a shumtë, të drejtave themelore të njeriut e kështu me radhë.

Si një i verbër që ecën këmba-dorazi në natyrën e pakufizuar që e rrethon, edhe Gjykata Kushtetuese eci në një lloj xhungle post-komuniste, ku vetë-kufizimi i pushteteve ishte një koncept i paarritshëm nga filli i arsyes sonë të përbashkët dhe individuale. Ndaj edhe sot, përgjatë qenies së saj 30 vjeçare,  Gjykata Kushtetuese është një ngrehinë me dritë dhe hije, me vula vendimesh të diskutueshme, po njëkohësisht edhe me shkëlqime deri edhe të lavdishme, ashtu si ndonjëherë rast me njolla të pajustikueshme. Po kush mund të harrojë vendimin për të ashtuquajturën marrëveshje të detit, nënshkruar nga pushteti ekzekutiv në shpërfillje të sovranitetit, kombëtar e popullor njëherësh?

edi rama 30-vjetori i gjk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj