23 Prill 2026, 16:04
Nga E. D

KOSOVË- Kosova ka shpallur të premten, 24 prill, Ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja. Njoftimin e ka bërë me dije presidentja në detyrë Albulena Haxhiu.
“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.
Akademiku Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit pa një ceremoni sikurse ai e kishte lënë amanet. Familja bëri me dije se nuk do të organizojnë një ceremoni pritjeje dhe as do të marrin pjesë në ceremonitë e organizuara nga institucionet me dëshirën e të ndjerit.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në njoftim.
Rexhep Qosja ishte shkrimtar, historian i letërsisë, profesor universiteti dhe akademik. Përveç veprimtarisë akademike, Qosja njihej edhe si një nga zërat më të fortë dhe shpesh polemikë në debatet publike shqiptare. Ai ka trajtuar çështje që lidhen me identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri./Dosja.al

kosova rexhep qosja
Politike
23 Prill 2026, 15:54
E.d
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rikthyer ditën e sotme për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të ...
Politike
23 Prill 2026, 15:19
E. D
Andis Salla
TIRANË- Deputetit demokrat Zija Ismaili dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kanë zhvilluar ...
Politike
23 Prill 2026, 15:28
E.d
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, të cilët kanë ...
Politike
23 Prill 2026, 15:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duk...
Politike
23 Prill 2026, 14:33
D.S
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë kaluar me shumicë dërrmuese votash një Projektligj për sigurimin e detyruesh&eu...
Politike
23 Prill 2026, 13:18
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses. Gjat...
Politike
23 Prill 2026, 13:09
D.S
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akdemikut Rexhep Qosja.
Kryetarja e Kuven...
Politike
23 Prill 2026, 13:05
I.A
Rexhep Qosja dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me anë të nj&e...
Politike
23 Prill 2026, 12:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamenti...
Politike
23 Prill 2026, 11:34
D.S
Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e nj&eu...