23 Prill 2026, 12:10
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamentit dhe shmangie nga problemet jetike të qytetarëve. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha foli për çështjen e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si një nga dosjet më kriminale në historinë e vendit.
Berisha akuzoi qeverinë për përqendrim të tenderave të teknologjisë dhe për përfshirje të personave të afërt me pushtetin në përfitime të paligjshme. Sipas tij, hetimet janë të pjesshme dhe nuk prekin “kokën e aferës”.
'Së dyti, jam këtu për të denoncuar sakatimin që po i bëhet dosjes së AKSHI-t. Dosja e AKSHI-t është një nga dosjet më të shëmtuara, më kriminale në historinë e vendit. Dosja e AKSHI-t është dosja në të cilën familja e Edi Ramës dhe Edi Rama kanë grabitur qindra e qindra milionë euro. AKSHI është agjencia e parë publike e shtetit shqiptarë, në garën e të cilës janë marrë pengje jo një, po disa persona, për shkak të tenderave, se ato duhet t’i fitonte gjithmonë Armand Frangu. AKSHI është agjencia, të cilës Edi Rama me një vendim qeverie të vitit 2017, përqendroi të gjithë tenderat kombëtare të fushës së high tech, në një kohë kur më përpara secila ministri, secili dikaster i bënte vetë ato tendera dhe nuk ekzistonin kurrë koncepte të tilla. Por çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që publikisht siç jeni në dijeni, jo tani, por dy vite më parë, unë kam lexuar para jush, para medieve dhe shqiptarëve, një informacion të marrë direkt nga prokuroria, në të cilin Gerond Meçe, i regjistruar në regjistrim ambiental, çka do të thotë se ishte ulur në një tavolinë ku kishte regjistrues, i thotë bashkëbiseduesit se ABS-ja nuk është kompani e imja, por e Armand Frangut, pavarësisht se është në emër tim. Dhe se Linda pa diskutim është patronazhistja e AKSHI-t. Patronazhistja e AKSHI-t, thotë Gerondi, është Linda e Surrelit. Keni parë ju të thirret Linda e Surrelit për këtë punë? Ekziston në dosje kjo. Keni parë të thirret Armand Frangu, i cili ka marrë me qindra tendera me procedurë sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin? Keni parë të thirret Edi Rama se pse i përqendroi të gjitha tenderat e IT në një agjenci? Çfarë e shtyu? Atëherë çfarë kemi të bëjmë? Kemi të bëjmë me një proces i cili shpërtheu për shkak të meritës së Gerond Meçes që u arratis në një ambasadë, bëri dëshmi. Ai dhe jo vetëm ai se është edhe një shtetase tjetër që ka bërë dëshmi. Është edhe Daniel Shima, i cili është një person enigmatik dhe problematik, por edhe ai, sipas disa burimeve mediatike, ka bërë dëshmira rrënqethëse,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
23 Prill 2026, 11:34
D.S
Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e nj&eu...
Politike
23 Prill 2026, 11:24
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshir&eu...
Politike
23 Prill 2026, 11:15
D.S
TIRANË- SPAK ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku. M...
Politike
23 Prill 2026, 10:57
D.S
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi bëri thirrje që të realizohet interpelanca me ministren e Shëndet&eu...
Politike
23 Prill 2026, 10:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se dy çështjet kryesore që pr...
Politike
23 Prill 2026, 10:40
D.S
SHBA- Bashkia e Tiranës ka mirëpritur banorin e saj më të ri, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ndër...
Politike
23 Prill 2026, 10:42
I.A
Pankartat
TIRANË- Opozita ka zgjedhur që në seancën e sotme plenare të vi në Kuvend me pankarta për shkak të d...
Politike
23 Prill 2026, 10:33
D.S
TIRANË- Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën për liri të ish-presidentit dhe kreut të...
Politike
23 Prill 2026, 09:42
D.S
Agron Bajrami
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në postin e kryenegociatorit në dialogun teknik pë...
Politike
23 Prill 2026, 09:00
D.S
TIRANË- Sot sipas rendit të ditës, në seancën e sotme plenare janë parashikuar 6 interpelanca. Në tre prej tyre, deput...