23 Prill 2026, 14:33
Nga D.S

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë kaluar me shumicë dërrmuese votash një Projektligj për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të enjten, një synim i kamotshëm rreth 12-vjeçar për ta sjellë një sigurim mungesa e të cilit besohet se i ka dëmtuar shumë qytetarë të vendit.
Projektligji u miratua në lexim të dytë me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dhe do të bëhet ligj sapo të nënshkruhet nga presidenti i vendit, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Ai ishte miratuar në parim para rreth dy javëve dhe është mbështetur vazhdimisht edhe nga opozita, e cila, megjithatë, ka kërkuar më shumë sqarime nga Qeveria dhe një datë se kur do të fillojnë të zbohen sigurimet shëndetësore për qytetarët.
Projektligji synon mbulimin universal të shërbimeve shëndetësore dhe synon të përmirësojë shëndetin e mirëqenien, por edhe të parandalojë sëmundje të ndryshme, përmes një fondi të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
Projektligji përfshin të gjithë popullatën e vendit, synon ofrimin e qasjes universale në shërbime themelore shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Në Kosovë, ligji zakonisht hyn në fuqi 15 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare pasi të nënshkruhet nga presidenti i vendit.
Por, gjatë një debati para votimit, Qeveria u kritikua se nuk ka dhënë ndonjë datë fikse se kur do të fillojnë të përfitojnë qytetarët nga ky ligj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se qytetari duhet ta dijë se kur do të fillojë t’i marrë shërbimet nga ky ligj i rëndësishëm.
“Ndoshta do të kritikohemi pse e mbështetëm në parim një ligj për të cilin nuk e dimë se kur fillon të zbatohet. Këto janë brenga të përgjithshme, jo personale”, tha Zemaj.
Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nënvizoi se “ka frikë” se qytetarët nuk do të mundë të përfitojnë së shpejti nga ligji.
“Kur do të kemi mundësi ta shohim, a ka pasur planifikim ku thuhet tash, pas një ligji, më këtë afat kohor do të keni sigurime shëndetësore. Unë besoj që edhe pasi të kalojë ky ligj, qytetarët do të përballen me mungesë të sigurimeve shëndetësore”, tha Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk qe në gjendje të tregojë se kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjit.
“Për dinamiken dhe implementimin e tij, natyrisht se ne do të punojmë ditë e natë dhe përgjegjësia do të na takojë neve, por jam i sigurt se qytetarët shpejt do të bëhen me sigurime shëndetësore”, tha Vitia duke iu përgjigjur ligjvënësve opozitarë.
Por, profesori i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca, i tha Radios Evropa e Lirë ditë më parë deri në funksionimin e plotë të sigurimeve shëndetësore, qytetarët do të paguajnë për disa muaj, para se të nisin t’i marrin shërbimet shëndetësore.
Kjo, sipas tij, bëhet për të mbushur fondin e sigurimeve, ndërsa funksionalizimi i plotë në praktikë i sigurimit shëndetësor do të zgjasë deri në pesë vjet.
Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar në mënyrë jokushtetuese.
Gjykata tha në vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi atë më 5 dhjetor 2024 duke bërë shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës.
Kjo është një përpjekje 12-vjeçare për sjelljen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend.
Mungesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme, si pensionistët dhe rastet sociale.
Aktualisht, shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.
Shuma e saj varion - nga 1 deri në qindra euro - varësisht nga shërbimi që merr pacienti.
Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj.
Prandaj, shumë qytetarë detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet - qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.
Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private./REL
kosove kuvendi projektligjin për sigurimet shëndetësore në kosovë
Politike
23 Prill 2026, 13:18
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses. Gjat...
Politike
23 Prill 2026, 13:09
D.S
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akdemikut Rexhep Qosja.
Kryetarja e Kuven...
Politike
23 Prill 2026, 13:05
I.A
Rexhep Qosja dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me anë të nj&e...
Politike
23 Prill 2026, 12:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamenti...
Politike
23 Prill 2026, 11:34
D.S
Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e nj&eu...
Politike
23 Prill 2026, 11:24
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshir&eu...
Politike
23 Prill 2026, 11:15
D.S
TIRANË- SPAK ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku. M...
Politike
23 Prill 2026, 10:57
D.S
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi bëri thirrje që të realizohet interpelanca me ministren e Shëndet&eu...
Politike
23 Prill 2026, 10:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se dy çështjet kryesore që pr...
Politike
23 Prill 2026, 10:40
D.S
SHBA- Bashkia e Tiranës ka mirëpritur banorin e saj më të ri, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ndër...