Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Mungesa e analizave për pacientët pas datës 20 të çdo muaji/ Sala: Prioritet u jepet analizave urgjente
Sala tha se kontrata e koncesionit parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital.
23 Prill 2026, 15:28Nga E.d
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, të cilët kanë deklaruar se pacientët përballen me mungesë të analizave laboratorike pas datës 20 të çdo muaji. Gjatë fjalë së saj në Kuvend, Sala tha se prioritet u jepet analizave urgjente, por shërbimi vijon normalisht.
Sala tha se kontrata e koncesionit parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Ajo theksoi se kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse.
"Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetarët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment. Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë shërbimi vijon normalisht, por prioriteti i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrje klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtohen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cënohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit. Çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje", tha Sala./Dosja.al