LIVE UPDATES
Politike

"Mos trego që telefonin ta ka dhënë Ajola! Po tu deshën lekë na thuaj..."/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, si shantazhohej nga Klotilda Bushka

Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën. Goxhaj ka treguar se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje "që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj."

11 Shkurt 2025, 15:50 Nga B.Z
"Mos trego që telefonin ta ka dhënë Ajola! Po tu deshën
Klotilda Bushka

TIRANË - Deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme SPAK deklaroi se Bushka është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në favor të Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.

Sakaq Dosja.al ka zbardhur edhe vendimin e GJKKO i cili ka zbuluar edhe rolin e Bushkës në dosjen e Veliajt. Gjykata ka konfirmuar deklaratat e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, Ina Goxhaj, se Bushka ka ushtruar presion ndaj saj.

Kësaj të fundit i është marrë telefoni për t'u asgjësuar dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit Iphone nga Ajola Xoxa. Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën.

“Gjithashtu, deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me ndërrimin e aparatit të saj celular, konstatohet se mbështeten edhe nga rezultatet e përftuara nga shkresa Nr. FRS/3056/IB datë 26.12.2024, e ardhur pranë organit procedues nga shoqëria Vodafone Sh.a. Prej kësaj kompanie telefonike, është administruar informacioni se numri telefonik +355696152417 është i regjistruar në emrin e shtetases Ina Goxhaj, me Nr. personal 185524116P, e datëlindjes 24.05.1988, për të cilën është plotësuar edhe formulari i përdoruesit të shërbimeve për komunikimet elektronike. Bashkëlidhur këtij formulari gjendet dhe një kopje e letërnjoftimit në emër të shtetases Ina Goxhaj, me Nr. Personal 185524116P, lëshuar në datë 06.05.2009. Po kështu, kompania telefonike ka vënë në dispozicion thirrjet telefonike/sms, ku pasqyrohen numrat që kanë telefonuar apo janë telefonuar nga shtetasja Ina Goxhaj, për periudhën 01.12.2023 deri në 18.12.2024, së bashku me IMEI-n identifikues të bashkëbiseduesve.

136.2.3. Nga materiali i analizuar për thirrjet dalëse, evidentohet se prej datës 01.12.2023 dhe deri në datë 10.12.2024 ora 20:07, ky numër telefonik është përdorur në aparatin celular me IMEI 356835259288980. Telefonata e fundit dalëse ka qenë në orën 20:07, me kohëzgjatje 10 sekonda, kundrejt numrit celular 0695528178. Fluksi hyrës i fundit rezulton të jetë sms nga Vodafone në orën 22:51 të datës 10.12.2024. Në vijim, pasqyrohet se për numrin telefonik +355696152417, nga data 11.12.2024 ora 8:35 deri në 12.12.2024 ora 11:35, shfaqet një aparat telefonik me Nr. IMEI 358934999288980. Kjo përkon me deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me përdorimin për pak orë të një aparati tjetër, i cili duhet të jetë i nënës së saj.

Më pas, nga materiali i analizuar për flukset dalëse, evidentohet se prej datës 13.12.2024 ora 02:38 dhe deri në datë 18.12.2024 ora 14:19, numri telefonik i shtetases Ina Goxhaj është përdorur në aparatin me IMEI 357014745814170. Fluksi i parë hyrës për këtë IMEI është në datë 13.12.2024, ora 02:36, në formën e mesazhit, ndërsa fluksi i fundit hyrës është në datë 18.12.2024, ora 17:44, në formën e mesazhit. Këto të dhëna përkojnë me deklarimet e shtetases Ina Goxhaj për sa i përket ndërrimit të aparatit të saj celular. Në konkluzion, provohet fakti se deri në datë 10.12.2024 Ina Goxhaj ka pasur një aparat telefonik me Imei 356835259288980 dhe prej datës 13.12.2024, shtetësja Ina Goxhaj ka ndërruar aparatin telefonik me IMEI 357014745814170. Nga burime të hapura rezulton që numrat IMEI të cilët fillojnë me 35 u përkasin aparateve telefonike të markës Iphone. Edhe kjo e dhënë përkon me deklarimet e shtetases në fjalë, që lidhen me ndërrimin e telefonit të saj celular të markës Samsung, me një aparat të markës Iphone”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

"Mos trego që telefonin ta ka dhënë Ajola! Po tu deshën
Vendimi

Më tej në vendimin e Gjykatës sqarohet se ish-drejtoresha Ina Goxhaj është thirrur nq zyrë nga Bushka për t’i thënë që të mos flasë me asnjë njeri për gjërat që di dhe i ka ofruar dhe para për të kyçur gojën. 

Më tej në vendim thuhet se sipas dëshmisë së Goxhajt, Bushka e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i kishte dhënë Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit). Në fund Goxhaj ka treguar se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje "që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj."

“E pyetur përsëri më datë 17.01.2025 si person që ka dijeni për veprën penale, shtetësja Ina Goxhaj ndër të tjera shpjegon se: Është kontaktuar përsëri nga shtetësja Klotilda Busha, ditën e martë.

Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati Populli rreth orës 14.30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte tek zyra e Avokates së Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka.

Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetësja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se çfarë më kishte ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.

Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetësja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.

Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.

Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një moment deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se 'Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar'. Në lidhje me këtë, deklaruesja shpjegon se Klotilda e ka porositur disa herë gjatë bisedës që të mos flistë me Adelën dhe të mos kishte asnjë lloj komunikimi me të. Madje, Klotilda Bushka i ka thënë që të mos kishte komunikim me familjarët e saj (deklarueses) lidhur me takimin e zhvilluar atë (Klotildën).

Më pas, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë që do ta merrte në telefon avokatja për ta pyetur si ishte, pasi kishte shumë merak për gjëndjen e saj. Gjithashtu RE Klotilda Bushka i ka thënë se Romina mund ta merrte në telefon, në lidhje me një prokurë që do të lëshonte ajo (deklaruesja) dhe do ta nënshkruante. Nëse do thirrej përsëri në Spak, Klotilda Bushka i ka thënë se do të përfaqësohej me një avokat. Deklaruesja është shprehur dakord për të nënshkruar prokurën që i është propozuar. Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'. Që mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë.

Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në Spak, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit dhe në fund deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

"Mos trego që telefonin ta ka dhënë Ajola! Po tu deshën
Vendimi

klotilda bushka ajola xoxa


Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më