Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetja deklaron se puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara ndryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në një reagim publik, ajo thekson se ky miratim do të sjellë probleme të rënda për vendin tonë dhe do të prekë kryesisht rrugën e integrimit në BE. Sipas Tabakut, me këtë miratim është shkelur vija e kuqe.
'Sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë'- shkruan Tabaku ndër të tjera.
Ajo shton se puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara ndryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre.
DEKLARATA:
Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është nje vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet ne procesin e integrimit.
Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!
Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë.
Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara mdryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre!
Kur shqiptarët presin të përshtaten reforma që çojnë përpara vendin, qeveria merr masat për të dërguar Shqipërinë edhe një herë në listën e zezë. Kur Europa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin europian që shqiptarët e duan. Boll energji është harxhuar për të shkatërruar, sot çdo energji duhet harxhuar për të ndertuar projektin europiian këtu. Jo me fjalë por me akte konkrete!
Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës Gazment Bardhi ka komentuar skandalin e s...
Safet Gjici KUKËS- Veprimi seksual i Safet Gjicit, kryebashkiakut tashme të dorëhequr të Kukësit ka shokuar vendin ditën...
Albert Malaj dhe Gjolek Guci MEMALIAJ- Sot është betuar kryebashkiaku i ri në Bashkinë e Memaliajt. Albert Malaj kandidati i koalicioni...
Safet Gjici KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi nj&e...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas video-skandalit të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici. PD-ja aku...
Ogerta Manastirliu TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin ditën e sotme për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar sot se shtesa e rrogës për muajin prill dh...
Safet Gjici dhe Edi Rama TIRANË- Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmuar në zyrë du...
KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...
Safet Gjici TIRANË- Skandali erotik i Safet Gjicit, duket se ka çuar "ujë" në mullirin e opozitës. Tashmë pritet që p...