LIVE UPDATES
Politike

Video-skandali i Gjicit, PD: Fakt i abuzimit të pushtetit nga PS-ja, përdhosi zyrat e shtetit

Sipas PD-së, veprimi i Gjicit i ka përdhosur zyrat e shtetit në Kukës dhe se me këtë u faktua edhe njëherë abuzimi i pushtetit nga PS-ja.

16 Qershor 2023, 17:20 Nga I.A

Video-skandali i Gjicit, PD: Fakt i abuzimit të pushtetit nga PS-ja,

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas video-skandalit të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici. PD-ja akuzon qeverinë se kjo është pasoja e pushtetit të marrë pa të drejtë dhe të vjedhur. Sipas PD-së, veprimi i Gjicit i ka përdhosur zyrat e shtetit në Kukës dhe se me këtë u faktua edhe njëherë abuzimi i pushtetit nga PS-ja. Në deklaratën për mediat, PD kërkon shpalljen e ditës së zgjedhjeve në Kukës.

Deklarata e Plotë:

Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të. Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit. Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind. Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.

videoja e safet gjicit pd

Sondazh

Poll
Politike 16 Qershor 2023, 15:15 I.A

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim