LIVE UPDATES
Politike

Meta nga Delvina: Një e treta e kandidatëve të Ramës nuk mbaruan mandatin, përfunduan në prokurori për korrupsion

Meta tha se kandidatët e koalicionit janë zgjedhur nga vetë qytetarët të cilët pas 14 majit do të sjellin ndryshim, pasi opozita dëshiron më të mirën për pushtetin vendor.

23 Prill 2023, 12:16 Nga I.A
Meta nga Delvina: Një e treta e kandidatëve të Ramës
Ilir meta

DELVINË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se  ‘Rilindja’ ka çuar vendin në shpopullim dhe nuk po mbështet të rinjtë. Nga prezantimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Delvinë, Ilir Mehmeti, Meta tha se kandidatët e koalicionit janë zgjedhur nga vetë qytetarët të cilët pas 14 majit do të sjellin ndryshim, pasi opozita dëshiron më të mirën për pushtetin vendor.

Po ashtu Meta ka theksuar se qeveria e Edi Ramës nuk dëshiron që t’i shërbejë qytetarëve por vetëm kryebashkiakë që firmosin ‘fët e fët’ dhe kallëzohen në prokurori duke mos mbyllur as mandatin. Në fund Meta tha se një e treta e kandidatëve të kryeministrit Rama nuk arritën të shkojnë në fund të mandatit sepse ose kishin nga 3 emra, ose përfunduan në prokurori për korrupsion ose akuza të tjera.

"Dy janë shtyllat kryesore të shpopullimit të Shqipërisë, programi i mirëstrukturuar që zbaton prej vitesh sekti i Rilindjes, një është braktisja e plotë e bujqësisë, e blegtorisë. Së dyti është zhdukja e të gjithë institucioneve dhe shërbimeve, dhe natyrisht mosmbështetja e të rinjve dhe të rejave. Dhe besoj se Delvina pikërisht është prekur si shumë bashki të tjera për këtë arsye, që nuk janë një rastësi, por që janë tërësisht të qëllimshme dhe të programuara. Në mënyrë që nga këto treva, që janë ndër trevat më patriotike, që kanë mbajtur peshë të madhe në të gjithë historinë e kombit tonë, se siç është rasti i Delvinës, është edhe rasti i Kolonjës. Janë edhe shumë treva të tjera, që sot janë tërësisht të braktisura, të harruara qëllimisht. Dhe kjo kërkon një ndëshkim të menjëhershëm në 14 Maj, në mënyrë që jo vetëm të ndëshkojmë këtë braktisje, këtë harresë, këtë lënie pas dore të qëllimshme të Delvinës, por njëkohësisht të rikthejmë shpresën, por dhe të zgjedhim njerëz të aftë, që ato resurse të jashtëzakonshme që ka patur Delvina dhe që ende i ka, t’i vërë në lëvizje dhe të sjellin mirëqenie. Ne jemi krenarë si koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kemi respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të anëtarëve në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe jemi krenarë që edhe sot jemi këtu së bashku, edhe me kandidatët tanë të mrekullueshëm të Sarandës me Ardit Cikulin, të Konispolit me z.Shero, etj për të mbështetur një kandidat që ju e njihni shumë mirë, një administrator të shkëlqyer, një inxhinier të aftë, një ekspert edhe të çështjeve të pushtetit vendor, siç është z.Ilir Mehmeti.

Sepse është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë, se pushteti vendor është një pushtet i përditshëm, me të cilin interesat tuaja janë jetike dhe natyrisht që vetëm njerëz me integritet, me vizion mundet t’ju shërbejnë juve me atë përkushtim që ju meritoni, por edhe tu japin zgjidhje problemeve, por edhe të vënë në lëvizje të gjithë ato potenciale dhe resurse që Delvina i ka patur dhe ende i ka. Kudo në Qarkun e Vlorës, kandidatët tanë janë mbizotërues, janë superiorë, nga Selenica në Konispol. Sepse dallimi në radhë të parë është tek qëllimi. Qëllimi ynë ka qenë të zgjedhim më të mirët, dhe që të mos gabojmë le t’ua lëmë anëtarëve apo simpatizantëve dhe më pas t’i drejtohemi popullit. Qëllimi i palës tjetër ka qenë, “Edhe një hu po të vëmë, këta do ta votojnë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër”. Prandaj i caktojnë në minutën e fundit, prandaj i caktojnë ashtu siç i caktojnë. Dhe mos harroni Edi Rama, edhe para katër vitesh, kur ishte i vendosur që t’i emëronte, jo të bënte zgjedhje, ju e dini shumë mirë se çfarë kandidatësh vendosi. 1/3 e kandidatëve të bashkive që ai emëroi, nuk e mbyllën dot mandatin, sepse kishin nga 3 emra, sepse shkuan në prokurori për korrupsion dhe për çështje të tjera, sepse nuk ekziston në mentalitetin e tij dhe të Rilindjes si qëllim kryesor, shërbimi ndaj qytetarëve, shërbimi ndaj komunitetit.
Ata duan vetëm kryetarë bashkie që firmosin “fët e fët”, dhe pasojat i dinë dhe i vuajnë qytetarët.

Prandaj të gjithë të shkojmë në 14 Maj të votojmë që Delvina të hyjë në rrugën e pakthyeshme të Ndryshimit, njëherë e përgjithmonë si e gjithë Shqipëria, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, sepse ajo e ka traditën, e ka historinë, ajo e ka të gjithë potencialin e duhur, edhe njerëzor, por duhet ti japim besimin dhe unë jam i bindur që ju duke zgjedhur Ilir Mehmetin, i jepni mundësinë atij, që ai të afrojë djemtë dhe vajzat më të mirë dhe më të kualifikuar të Delvinës. I jepni atij mundësinë që ai të përgatisi projektet të cilat do të mbështeten pa asnjë diskutim dhe ne do ti japim vëmendjen e merituar dhe mbështetjen e merituar Delvinës, në mënyrë që Delvina të mos ketë vetëm një histori të lavdishme, por të ketë edhe një të ardhme të shkëlqyer siç e meritojnë delviniotët. Fitore për Delvinën dhe për të gjithë Shqipërinë më 14 Maj," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj