LIVE UPDATES
Politike

"Meta me parti inekzistente", Fevziu: Zgjedhjet i fiton Rama, opozita nuk ka njeri veç Berishës

Fevziu tha për Ilir Metën se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij. 

27 Maj 2024, 21:41 Nga r.ll
"Meta me parti inekzistente", Fevziu: Zgjedhjet i fiton Rama, opozita
blendi fevziu, sali berisha

TIRANË- Blendi Fevziu tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t'i fitojë Edi Rama, pasi PS është një parti shumë e organizuar. Si[as gazetarit, opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë kreun e PD-së Sali Berishën për të udhëhequr fushatën.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Fevziu tha për Ilir Metën se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij. 

"Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i acancuar.

Turi i tij në diasporë, je apo jo dakord, fakti që një zyrtar shqiptar, shkon për të takuar një komunitet shqiptarësh… Rama po mundohet të ecë me turizmin, integrimin e emigrantëve, të injektojë krenarinë për vendin te emigrantët, të organizohet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Problemi është, opozita është në një moment që merret vetëm më betejën parlamentare.

Kush do të drejtojë fushatën e PD në këto zgjedhje? Berisha në arrest shtëpie, kush është zëri dhe figura e opozitës në rrugë? Sa takime në ditë bën Rama si kryeministër? Telefonoja një nga përgjegjësit e opozitës të enjten, për turizmin, sot që flasim më shumë se 46% e popullësisë jeton me turizmin. Pasi u mendua tha, nuk kemi asnjë ekspert. Pra nuk ke ekip të gatshëm, që të perceptohet si qeveri alternative. Nëse pyet sot kush është opozita, veç Berishës, cfarë do të thotë?

Ata janë nje dimensionalë. Në të gjithë rastet që janë fituar zgjedhjet, kanë qenë njerëz që një vit e gjysmë përpara, kanë qenë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kanë ftuar njerëz në partitë e tyre. Berisha në 92’ bëri një tur. Nano në 97’ e ndau pushtetin me njerëz të tjerë. Në 2005 Berisha thirri edhe kundërshtarët. Rama thirri Metën në 2013, të për të qenë i garantuar. Kush do të jetë njeriu që do të drejtojë opozitën, fushatën?

Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi dhe të linte një figurë për të ngritur staturën e një personi që do të shkonte në zgjedhje. Problemi nuk është të largohesh kur humb zgjedhjet, por kur e mban peng partinë. Opozita është mbrapa, kjo do të jetë fatale. Nuk dimë akoma krerët e drejtimit nëpër qarqe. Unë lëviz shumë në Shqipëri, shoh shumë mbështetës të opozitës, që janë të demoralizuar.

Ndërsa Ilir Meta, tentoi të riorganizojë partinë, por kam përshtypjen që ajo që ka ndodhur me partinë e tij, nga 2021 deri në 2024, LSI ishte inekzistente. Një parti që nuk vepron tre vjet, si ajo biçikleta që rri tre vjet… LSI ka qenë e ngritur mbi bazën e një klientelizmi politik dhe thirrje te të rinjtë. Të dyja këto ajo i braktisi. PD ka një bazë. Një gjë është reale, Shqipëria ka mbi 53% të pakënaqur me qeverinë dhe 22% mbështetje me opozitën. Opozita duhet të pyesë psë 31% nuk i afrohet opozitës", tha Fevziu. 

blendi fevziu edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj