13 Dhjetor 2024, 20:10
Nga I.A

BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Njoftimi bëhet me dije nga presidenca hungareze, e cila thekson se në këtë takim do të hapet kapitulli i ‘Marrëdhënieve me jashtë’. Takimi do të mbahet më 17 dhjetor 2024, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.
Njoftimi i Plotë:
Takimi i tretë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror do të mbahet në Bruksel më 17 dhjetor 2024. Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. BE ka hapur tashmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për Klasterin 1: Bazat.
Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.
bashkimi evropian marrëdhënieve me jashtë
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:50
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të j...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:43
I.A
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi narkoregjimin e Edi Ramës se disponon fonde dhe media të pafundme. Në fjalë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:35
I.A
Kuvendi
PRISHTINË- Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët t...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se ka një luft&eum...
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:17
I.A
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Xhorxh Soros se është projektuesi fund e krye i drejtësisë së re....
Politike
13 Dhjetor 2024, 19:12
I.A
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka vënë në dukje arritjet dhe sfidat e opozitës në...
Politike
13 Dhjetor 2024, 18:57
I.A
Keshilli Kombetar
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që nga forcë e q&eu...
Politike
13 Dhjetor 2024, 18:40
I.A
Sali berisha
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e sotme. Mbledhja e Këshillit Komb&...
Politike
13 Dhjetor 2024, 17:26
I.A
Rexh Byberi
TROPOJË- Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi ka bërë një përmbledhje të punës së tij. Me anë...