LIVE UPDATES
Politike

"Ndërkombëtarët tani e dinë që Rama nuk bën zgjedhje"/ Berisha: Nga forcë e qëndresës, tani duhet të kthehemi në forcë politike të fitores

Berisha gjatë mbledhjes së Këshilllit Kombëtar të PD-së, theksoi se ndërkombëtarët tashmë e dinë që Rama nuk bën zgjedhje të ndershme.

13 Dhjetor 2024, 18:57 Nga I.A
"Ndërkombëtarët tani e dinë që Rama nuk bën
Keshilli Kombetar

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që nga forcë e qëndresës siç e kanë vërtetuar përgjatë këtyre 3 viteve, të kthehen në forcën politike të fitores. Berisha gjatë mbledhjes së Këshilllit Kombëtar të PD-së, theksoi se ndërkombëtarët tashmë e dinë që Rama nuk bën zgjedhje të ndershme.

"Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, Të nderuar drejtues të PD në këtë panel, të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD kudo që jeni. Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë. Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, sepse të mbrosh, qëndrosh për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision, kryen një detyrë.

Kur qëndron dhe në vetmi të madhe, e kryen dy herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në një moment kthese, në një moment kur ne duhet të kalojmë, nga forcë të qëndresës, në forcë politike të fitores.
Ne në mënyrë të përsëritur ua kemi përsëritur shqiptarëve se jemi shpresa e vetme. Natyrisht nuk ishim ne shkaku i kësaj se, ishim shpresa e vetme, por ne ishim ata që vendosëm të bëjmë gjithçka, për të mbetur shpresa e pashuar e shqiptarëve, dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë. Kjo sepse në kushtet e diktaturës, shumë njerëz heshtin, të tjerë akomodohen, të tjerë pajtohen, pra ka shumë zgjidhje.

Ne nuk heshtëm, nuk u pajtuam, nuk u përshtatëm, dhe ne ja dolëm, ja dolëm të qëndrojmë, ja dolëm që zëri ynë të arrijë nga një zë i mbytur në një zë që u dëgjua, jehoi në të gjithë botën. Ja dolëm që të drejtat që ne mbrojtëm, të gjejnë një mbështetje botërore, në kuptimin e spektrit politik, spektrit të qendrës së djathtë.
Ja dolëm që Shqipëria s’është më kurrë ajo që përshkruhej, ajo që paraqitej nga propaganda, por realiteti shqiptar tashmë është i stamposur në tre dokumentet më madhore të organizatave më të fuqishme të forcave politike të qendrës djathtë, të Partive Popullore Europiane, të Internacionales Demokrate të Qendrës dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci.

Këto janë një arritje historike, sepse për fat të keq, me mekanizma absolutisht të paligjshme, kriminale, me një propagandë të shfrenuar kundërshtari ynë kishte arritur të paraqesë në Shqipëri dhe në botë, një realitet që nuk ekzistonte, një Shqipëri që nuk ekzistonte. Shqipëria që ekzistonte është ajo që mbronim ne, ajo që denonconim ne, ajo për të cilën ne ftonim shqiptarët ta ndryshojmë. Dhe kjo përbën një arritje të madhe, në shumë aspekte.
Ne kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë, por sot e kemi sanksionuar në mbarë botën, në spektrin e djathtë se zgjedhjet këtu janë fasadë, se zgjedhjet janë farsë.

Zgjedhje të përsosura në aparencë bëjnë diktaturat. Kur dëgjoj njerëz që dita e zgjedhjeve ishte e qetë, unë gjithnjë se ditët më të qeta të të gjitha kohërave në zgjedhje, kanë qenë zgjedhjet e diktaturës. Aty nuk pipëtinte gjë, shkonin me grusht, hidhnin votën. Pra këto morën fund dhe ishte një detyrim i yni, shumë ky, për arsye se zgjedhësit tanë ishin të përçmuar. Në një anë votën ua diktonte vrasësi, ua diktonte qeveritari, ua diktonte terroristi patronazhist, ua diktonte aktivisti. Në anën tjetër, nuk kishte ndonjë njohje ndërkombëtare, dhe tani kjo është e sanksionuar. Është e njohur. Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez