Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Meta u shpreh se një nga objektivat kryesore është dyfishimi i pensioneve, pagave, mbështetjes për arsimin dhe zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë vendase, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Ai gjithashtu theksoi se fitorja e këtij koalicioni është e domosdoshme për të shpëtuar vendin nga varfëria ekstreme dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, shprehu angazhimin e tij për realizimin e programit të pesë prioriteteve madhore për Shqipërinë. Ai theksoi rëndësinë e koalicionit me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, për të garantuar rotacionin politik dhe për të zgjidhur problemet kritike të shpopullimit dhe varfërisë në Shqipëri.
Meta u shpreh se një nga objektivat kryesore është dyfishimi i pensioneve, pagave, mbështetjes për arsimin dhe zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë vendase, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Ai gjithashtu theksoi se fitorja e këtij koalicioni është e domosdoshme për të shpëtuar vendin nga varfëria ekstreme dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
Meta gjithashtu u shpreh se më 12 Maj do jenë edhe më krenarë për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.
Më tej Meta theksoi se për Partinë e Lirisë prioritet mbetet fitimi i mandateve në listat e hapura, me përzgjedhjen e kandidaturave që përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve. Ai siguroi se ky koalicion është i fokusuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Fjala e Plotë e Metës:
Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar
Të dashur anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë!
Duke ju përshëndetur të gjithëve dhe falenderuar për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, dua t’ju uroj suksese në këtë mbledhje të rëndësishme, ku nuk mund të mungoja as sot.
Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.
Sot kemi aderuar në një koalicion historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe për të hapur një rrugë të re, atë të realizimit të programit tonë konkret, që i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen dhe çiftet e reja, përmes dyfishimit të pensioneve dhe pagave, përmes dyfishimit të mbështetjes për arsimin, me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe të rinjve tanë.
Përmes mbështetjes të jashtëzakonshme të bujqësisë dhe ushqimit si dhe programit tonë të nxitjes të prodhimit vendas dhe investimeve përpunuese dhe prodhuese me qëllim final, shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.
Ky qëllim final, ky prioritet i pestë i programit tonë, Shqipëria Fuqi Eksportuese, është për ne vet Shqipëria Madhështore që do të realizojmë.
Jemi krenarë se 20 vjet më parë, me krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, garantuam jo vetëm rotacionin politik në vend, por edhe ndihmuam në zhbllokimin e Integrimit Europian të vendit.
Ne do të jemi edhe më krenarë në 12 Maj për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.
Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.
Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”.
Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.
Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror.
Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.
Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë.
Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura.
Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi.
Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen.
Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë.
Suksese dhe punë të mbarë sot dhe në vazhdim!
Joshua Roberts DURRËS- Avokatët kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, e kanë vizituar këtë...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, ka kërkuar kryeministrin Edi Rama që të paraqitet në seancën plena...
Edi Rama LEZHË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh supe...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligje...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bë...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e...
Sula TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ...
Kuvendi TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seanc&...
Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme sot në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ësht&e...