10 Mars 2025, 17:37
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligjeve ka thelluar hendekun mes të varfër dhe të pasurve. Berisha tha se kreu i PS-së, njëherësh dhe kryeministër, blen vazo në oborr aq sa kushtojnë 120 mijë pensione. Ai ka shtuar se në 4 vite kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë se çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991. Sipas Berishës, nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.
"Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kjo është seanca e fundit e këtij parlamenti, i cili në katër vite u rreshtua kundër qytetarëve, kundër interesave të tyre, kundër parimeve demokratike të një vendi të lirë dhe do të përfundojë në histori, si parlamenti i narkotidtaturës. Pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi, pas diktaturës komuniste? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjecare, votuat me dhjetëra ligje e vendime me të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, shumëfishuat rrogat tuaja dhe të zyrtarëve dhe kur erdhi puna te pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionistë dhe në këtë parlament kreu juaj deklaroi se nëse rriten pensionet Shqipëria bie në humnerë.
Ju me ligjet thelluat hendekun mes të varfër dhe të pasurve. U bëtë strumbullar i politikave të përzënies nga Shqipëria. Në 4 vite kanë ikur nga Shqipëria më shumë se çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991. Ju u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetët tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. E shoh se e fshihni fytyrën para kamerave, por pavarësisht se e fshihni fytyrën populli ju sheh. Nuk mundet që mos shohë qytetari te ju njerëzit e pashpirt, të mos jetë u ndërgjegjshëm qytetari se kryetari juaj blen vazo në oborr aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim. Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike. Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin. Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament. E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend.
sali berisha
Politike
10 Mars 2025, 17:31
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bë...
Politike
10 Mars 2025, 17:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e...
Politike
10 Mars 2025, 17:19
B.Z
Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...
Politike
10 Mars 2025, 17:14
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seanc&...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme sot në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ësht&e...
Politike
10 Mars 2025, 17:00
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Medias, u zhvillua sot seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të K&e...
Politike
10 Mars 2025, 16:29
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës p&eum...
Politike
10 Mars 2025, 16:25
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rubrikës në rrjetet sociale "Ç'kemi ndonjë të re" pas th...
Politike
10 Mars 2025, 16:09
B.Z
Takimi
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të hënë në Selinë e PD-së, de...