LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Këshillit për Ahmetajn, Bardhi: S'ka pse të shtyhet, veç nëse po përgatitet largimi i tij jashtë vendit

Bardhi tha se hetimi i SPAK është i paplotë, por shton se kërkesa në Kuvend ka ardhur në ditën kur janë bërë edhe veprimet e fundit hetimore për dosjen “Ahmetaj”.

11 Korrik 2023, 14:52 Nga A.B
Mbledhja e Këshillit për Ahmetajn, Bardhi: S'ka pse të
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vlerëson se kërkesa për arrestimin e Ahmetajt nuk është bërë për të mbuluar ngjarjen horror të Krujës, pas të cilës u shkarkua edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Teksa ishte në një intervistë për 'News24', ai tha se hetimi i SPAK është i paplotë, por shton se kërkesa në Kuvend ka ardhur në ditën kur janë bërë edhe veprimet e fundit hetimore për dosjen “Ahmetaj”.

Po ashtu, Bardhi u shpreh se nuk ka asnjë arsye se përse duhet shtyrë mbledhja e Këshillit për Ahmetajn, veçse nëse po përgatiten për ta larguar jashtë vendit. 

Pyetja- Besoni se mund të shtyhet?

Gazment Bardhi- Mbledhja është e vonuar dhe nuk ka arsye për të humbur kohë. Këshilli i Mandateve nuk është gjykatë ku avokatët të përballen dhe të bëjnë një analizë të gjerë. Koha e dhënë 24 orë është e mjaftueshme për elementët që Këshilli duhet të marrë në konsideratë. S’ka asnjë arsye për të shtyrë mbledhjen, përveç përgatitjes për të mundësuar largimin e Ahmetajt jashtë vendit apo për t’i dhënë më shumë kohë për të pastruar provat. Kjo do të ishte e papranueshme dhe do ta bënte Kuvendin bashkëpunëtor në arratisjen e Ahmetajt. Parlamenti ka vetëm një rol, të lejojë prokurorinë të bëjë detyrën e saj.

Pyetja- Pse do ta bënte tani Ahmetaj pastrimin e provave?

Gazment Bardhi- Në hetim do të duhet të jenë Rama, Veliaj dhe Gjiknuri por secili prej tyre vazhdon të jetë në pozicionet e tyre. Ashtu ka besuar edhe Ahmetaj që do të ishte i paprekshëm. Ne do të duhet të verifikojmë nëse Ahmetaj mund të jetë arratisur në këto momente që flasim.

Pyetja- Është për t’u vlerësuar puna e SPAK me këtë kërkesë?

Bardhi- E vlerësoj punën e bërë nga 2 prokurorët për faktin që ata kanë bërë një hetim të thelluar ndaj Ahmetajt. E kam konsideruar hetimin e paplotë sa kohë që zyrtarë të tjerë të përfshirë vazhdojnë të lëvizin të lirë në zyrat e shtetit. Kam verifikuar nëse kemi të bëjmë me një “drejtësi me regji” për të mbuluar skandalin e Krujës. Kam verifikuar kur është kryer veprimi i fundit hetimor nga prokuroria dhe ka qenë 7 korriku. Pra në përfundim të këtij veprimi hetimor ka marrë vendim për të kërkuar arrestimin e Ahmetajt.

Pyetja- Besoni se SPAK e dërgon kërkesën tani për të mos mbuluar një skandal tjetër apo kërkohet tani arrestimi për të mbuluar Krujën?

Bardhi- Ahmetaj dhe të tjerë zyrtarë do të duhet të ishin në burg shumë kohë më parë. SPAK është shumë i vonuar për përfundimin e hetimeve për tre inceneratorët. Fakti që është kërkuar në këtë moment nga SPAK, nuk dua të spekuloj dhe më rezulton se veprimi i fundit është bërë në 7 korrik, pra ditën kur edhe SPAK ka marrë vendim për ta dërguar kërkesën në Kuvend.

Pyetja- Ka një vendimmarrje për mbledhjen si do zhvillohet?

Bardhi- Është një kërkesë e SPAK që mbledhja të bëhet e mbyllur. Ka një urdhër të një prej anëtarëve të Këshillit të Rregullores, por kryetarja e Kuvendit nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar a do jetë me dyer të hapura apo me dyer mbyllura. Ne do të kërkojmë që të zhvillohet me dyer të hapura për të bërë një transparencë sa më të plotë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?